SKIN NOVIS Albania
Organic Skin & Hair Care✨
Dermatologically tested
EU Certified ingredients
Tag #
Kemi dëgjuar shumë teori ku disa thonë flokët zgjaten më shumë në stinën e verës, ndërsa disa të tjerë thone se flokët zgjaten më shumë në stinën e dimrit.
Cila është e sakta nga këto? 🤔
Sipas sondazheve të shumta që janë bërë në terren, ka dal përfundimi se shumë persona akoma nuk e kuptojnë se ku qëndron dallimi midis një kremi antirrudhë dhe nje kremi hidratues.
Tani le të shohim se kush mund të na thotë se ku qëndron dallimi midis një kremi antirrudhë dhe një kremi hidratues?
Ku qëndron?! 🤷♀️
Ja ku erdhi dhe fundjava, ku edhe sot kemi humor përsëri 😂😂😂
Meqenëse ra fjala, kalofshi bukur me këtë ditë plot rreze dielli! 🤗
Ledi: - Mami do të bëj një pyetje. Aldon pse e respekton kaq shumë ti?
Mami Ledit: - Se të duron shumë. 😂😂😂
Ledi: - Domethënë ti e respekton se më duron mua Aldo, ëëë? 😏
Mami Ledit: - Ah jo, jo 😂
Ledi: - Si jo, jo?! Po atë the tani.
Mami Ledit: - Epo mirë tamam e thamë 😂😂😂
Nuk e dijmë për mamat tuaja sesa i respektojnë dhëndërrat e vet, por vjehërr që respekton shumë dhëndërrin e saj si mami Ledit nuk para kishim hasur në jetë. Si mendoni ju? 🤔😂
Fillim jave të mbarë paçim dhe na shkoftë e bukur java!
Sado të kërkojmë mbështetjen e dikujt, qoftë të familjes, shoqërisë, etj. prapë shkojmë nga shkojmë s’kemi nga t’ja mbajmë, vetëm vetja jonë di të kujdeset për ne si askush tjetër.
Le të bëjmë një gëzuar për veten tonë sepse është e vetmja që nuk na lë në baltë! 🥂🍻
#❤️
Si e kaluat ditën e sotme o shqiptari?
Sot ka gallata me Ledin dhe babain e saj😂😂😂
Ledi: - Tani babi me miqtë e Skin Novis do ndajmë arsyen sepse unë nuk të lë të përdorësh sapunin Lava dhe kremin Reparando për lëkurën e fytyrës tënde?
Babai Ledit: - Po sepse ti je një dibrane e keqe, vështirë gjërat t’i lëshosh… (Pjesa tjetër e fjalimit na vuri në mendime sepse nuk po zbërthenim dot passwordin 🤔😂)
Ledi: - Hahaha… Pra miq konkluzioni ishte që babai im akoma nuk e ka krijuar disiplinën të përdori produkte në përditshmëri dhe i kam thënë se nëqoftëse nuki përdor përditë produktet harroje se t’i j*p! 💪🏼😂
Mirëmbrëma miq, si ju shkoi dita sot?
Shumë prej nesh mundohemi të tregohemi perfekt kudo që shkojmë, qoftë në punë kur shkojmë apo qoftë në lokale kur dalim.
Ama kur ne shohim njerëz që gjatë gjithë kohës tregojnë thjeshtësi dhe rehati me veten, mendojmë: “Bravo i qoftë që ka guxim të tregohet vetëvetja kudo” 👏🏼👏🏼👏🏼
Ehhh kështu, kështu… Sa e vështirë qenka të tregohemi vetëvetja gjithnjë.
Edhe gjumi i vështirë është 😂
Mirëmbrëma miq të faqes tonë, si ju shkoi dita e sotme?
Zhvillimi personal fillon duke vlerësuar vetëveten dhe kjo gjë nis që tek detajet më të vogla.
Marrim shembull se do ta fillojmë proçesin e vlerësimit të vetes që nga pamja fizike. Shumë njerëz, të cilët vuajnë nga probleme të ndryshme me lëkurën e fytyrës, shkurajohen kur shihen në pasqyrë. Patjetër që ndodhë shkurajimi tek shumë prej nesh sepse të gjithë duam të kemi një lëkurë të pastër dhe të dukemi perfekt.
Kemi shumë kohë, muaj pas muaji, vit pas viti që jemi munduar të gjejmë kremin çudibërës, e cila shpresojmë të na zgjidhë hallin që kemi.
Ne tani do marrim shembull rastin e Ledit, përgjegjëses tonë të marketingut, sepse ishte e para që pa mrekulli në lëkurën e saj duke përdorur kremin Reparando… po po mrekulli.
Po të flisni me Ledin dhe ta pyesni për Reparandon, me siguri do ju thotë: “Pas familjes, unë dashuroj Reparandon”.
Reparando i dha rezultate Ledit jo vetëm se është cilësor, por kryesorja ishte se ajo besoi tek Reparando dhe kishte durim. Nuk nxitoi të kishte rezultate të shpejta sepse punët e mira bëhen gjithmonë avash.
Sa prej jush është dakord kur themi se të kurosh problemet e lëkurës do kohë edhe durim?
25/04/2022
Mirëmbrëma miq!❤️
Investimet e mëdha në jetë duan shumë kohë të arrihen, realisht asnjë nuk shet kohën, ajo kushton shumë pak, paçka se ne e kursejmë dhe shpesh e investojmë në gjëra pa vlerë.
Ne duam një fytyrë me lëkurë të shëndetshme, ajo nis nga larja e saj me produkte plotësisht organike.
Çfarë do të thotë plotësisht organike?🤓
Do të thotë që përbërësit janë rritur në natyrë pa ndërhyrjen e njeriut dhe kur janë përpunuar edhe teknologiia ka qenë e certifikuar.
Sapuni Lava është si koha, zgjatë shumë, duhet patjetër dhe kushton shumë shumë pak.
Mirëmëngjesiii skinnovista, si u gdhitë sot?
Ditë të mbarë dhe plot surpriza e paçi!
Le ta nisim ditën sot me një pyetje të lezetshme: Si është më mirë të mësosh ulur apo shtrirë? 🤔
Shënim: Unë për vete varet sipas vaktit 🤣🤣🤣
Mirëmëngjessss nga Skinnovis group dhe e mbarë na qoftë dita, plot humor dhe lajme të mrekullueshme!
Në fëmijëri a mbajmë mend gëzime apo trishtime?-kjo është pyetja e parë që shtruam pasi pamë këtë pyetje.
Ajo që është me vlerë është fakti që nuk ka fëmijëri pa kujtime të këqija, por a janë mësuar modelet e duhura të përballimit të problemeve dhe modelet e duhura të krijimit të lumturisë duke nisur nga brenda saj.
Cili është një model i mirë i lumturisë i mësuar në fëmijëri?
Thonë se e marta është ditë tersi, mirëpo çdo ditë e Zotit është e bekuar dhe e tillë është edhe e marta, ndaj le të gëzohemi sot sikur të jetë Viti i Ri!
Vajza dhe djem e dini se një nga tiparet dalluese të njerëzve me vetëvlerësim të ulët është blerja me shumicë dhe pa kriter?
Kuptohet që kushdo që e lexon këtë mund të mos jetë dakord sikurse edhe shumë prej nesh kur e kanë lexuar.
Por sot le ta shtrojmë temën kështu, si mendoni, nga nisen psikologët që arrijnë në këtë konkluzion?
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Tirana
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 21:30 |
| Tuesday | 09:00 - 21:30 |
| Wednesday | 09:00 - 20:30 |
| Thursday | 09:00 - 21:30 |
| Friday | 09:00 - 21:30 |
| Saturday | 09:00 - 21:30 |
| Sunday | 09:00 - 21:30 |