Bio Group

Bio Group

Share

31/12/2020

Gëzuar Vitin e Ri 2021! Qoftë ky vit i mbushur me suksese dhe koleksione kujtimesh të paharrueshme! 🙏🥂

14/12/2020

Investimi juaj rritet në zemër të natyres dhe ne e sjellim në laborator për ta perpunuar.

11/12/2020

Hithra është aq e mirë saqë praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive por gjithmonë do jetë në përbërjen organike të produkteve kozmetike të Bio Officines.
Për më shum informacion ju ftojmë të vizitoni dyqanin ton

09/11/2020

Hithra- bukuria e egër ☘️

Djeg si hithër- kjo mund të jetë idioma më e shpeshpërdorur në shqip për hithrën.

Kjo bimë e ulët, me gjethe të vogla me ngjyrë të plotë të gjelbërt dhe lule lejla në rozë ështëmëse miqësore me njeriun, që nga tavolina- sallata me hithër të zierë është e thjeshtë dhe me shije të pastër- deri edhe në shampo, maska apo zbutës flokësh.

Shampot që nxisin rritjen e flokut drejtojnë të gjitha në një përbërës të përbashkët- hithrën.

Nuk është risi, as trend në kozmetikë apo në produktet farmaceutike e parafarmaceutike prezenca e hithrës si mbrojtësja më e mirë e flokut nga rënia.

Hithra bën njëherësh dy gjëra për flokët tuaj- lufton rënien e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të flokut të ri.

Hithra është e pasur me kripëra minerale, vitamina dhe silic. Struktura e flokut mbushet nga këto dy nënpërbërës duke rritur qëndrueshmërinë, ulur porozitetin dhe duke i dhënë trup fijes së flokut. Në nivel makro, fija e flokut duket më e plotë, e veshur dhe e shndritshme. Mineralizimi i fijes së flokut në nivel strukture është misioni parësor i ujit apo vajit të hithrës, i trtur në shampo, maska e zbutës me përqëndrimin më të lartë mes përbërësve të tjerë.

Një tjetër shkak për dobësimin e flokut është prodhimi i lartë i yndyrës. Gjendrat e yndyrës mund të jenë hiperaktive natyralisht/gjenetikisht në shumë persona apo të prodhojnë më tepër yndyrë në periudha stresi, ankthi, ndërrimi rutine, stine, regjimi ushqimor, medikamentesh etj.

Nuk është e nevojshme asnjë ndërhyrje më tepër sesa e jashtme për të kthyer në ekuilibër prodhimin e gjendrave të yndyrës dhe purifikimin e skalpit nga yndyra e tepërt e zbokthi,

Hithra krijon një mjedis anti-fungal, të pafavorshëm për zhvillimin e zbokthit dhe njëkohësisht nuk lejon tharjen e skalpit apo acarimin e tij, duke ndërhyrë si anti-inflamator dhe anti-bakterial.

Duke qenë se hithra gjithashtu ka veti astrinxhente, ajo natyralisht redukton prodhimin egjendrave të yndyrës për skalp të balancuar.

Për të njëjtat arsye, hithra përfshihet dhe në sapunë a larës të cilët nuk irritojnë dhe trajtojnë lëkurat me prirje ekzeme apo kserodermie.

Uji i hithrës mund të jetë përbërësi më i butë e miqëaor me lëkurën e flokët tuaj, duke lënë pas cilësinë e vet më dalluese në formë të papërpunuar- djegien.

Përkundrazi, hithra ofron përkujdesjen më delikate për flokët e skalpin në formë shampoje, maske e zbutësi.

06/11/2020

Produktet kozmetike natyrale- Sa natyrale janë?



A e keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë produkte natyrale- qoftë për ushqime apo edhe për produkte kozmetike?

Rëndësia e përdorimit të produkteve natyrale në kozmetikë në të vërtetë lidhet ngushtë me ushqimin, pasi vjen nga një besim dhe filozofi e lashtë që nëse një frut apo prodhim të natyrës nuk do e haje, atëherë nuk do ishte e drejtë as ta vendosje në lëkurë.

Shëndeti fillon nga brenda-jashtë dhe duket më së pari nga jashtë-brenda.

Disa nga cilësitë që bëjnë një produkt kozmetik të ketë origjinë natyrale janë-

Së pari, duhet kuptuar që përbërësit e këtyre produkteve duhet të kenë origjinë të gjurmueshme, dhe gjurmimi i kësaj origjine duhet të të çojë drejt burimit të parë dhe me të besueshëm- natyrës. Patjetër që të mirat e natyrës mund të përpunohen, të ekstraktohen, të përqendrohen në tretësira laboratorike për të rritur efektshmërinë e tyre dhe për të patur rezultate të dukshme në lëkurë, trup apo flokë.

Rruga nga natyra drejt një produkti me ndjeshmëri etike kalon domosdoshmërisht përmes një laboratori. Përpunimi dhe përzierja e përbërësve duhet realizuar në mënyrë etike ndaj natyrës, që nga bimët deri te kafshët e gjallesat e tjera.

Një produkt natyral nuk mundet kurrsesi të keqpërdorë apo dëmtojë burimet e pariciklueshme të natyrës. Kjo është një arsye e fortë pse uji psh. është shpesh tretësi kryesor në pjesën dërrmuese të këtyre produkteve. Edhe kremrat me përmbajtje vajore kanë si bazë tretëse ujin. Sado e çuditshme që mund të duket, vaji tretet mirë në ujë, falë emulsifikuesve. Ja pra se si është gjetur një mënyrë se si uji të vazhdojë të jetë pjesë e produkteve kozmetike natyrale, si burim i pashterrshëm që është.

Pjesë e etikës dhe dashurisë për natyrën janë dhe kafshët. Produktet kozmetike natyrale nuk mund të jenë kurrsesi të testuara në kavie laboratorike.

Nga ana tjetër, edhe mbledhja e disa nënprodukteve të sekretuara prej tyre duhet të jetë etike.

Psh. sa i takon jargës së kërmillit, një përbërës i fuqishëm në setin tonë të kërmillit apo edhe produkteve të tjera të mozaikut tonë, ekzistojnë dy mënyra për mbledhjen e saj.

Mënyra më e shpejtë dhe jo e pranueshme është axhitimi i kërmijve me anë të rrezatimit. Kërmijtë kalojnë në gjendje alarmi, paniku e ankthi dhe sekretojnë mukinë.

Mënyra tjetër natyrale që ju mban të qetë dhe ju lejon të ndiheni njerëzorë dhe etikë në dëshirën tuaj për bukuri dhe shëndet është nxitja e zvarritjes së kërmijve në terrene të lakuara, të ngjashme nga lakimi me gjethet apo kërcejtë, pra, një park lodrash për kërmijtë. Sa më shumë të zbulojnë mjedisin përreth, aq më shumë mukinë lënë pas, e cila përpunohet në laborator për tu shndërruar në përbërësin kryesor të kremrave dhe serumeve gjallëruese e ripërtëritëse për lëkurën

Bio Officina qëndron në këtë mes si laboratori i natyrës. Roli i saj është të bëjë bashkë mozaikun e copëzave të natyrë në misionin e bukurisë së shëndetshme.

05/11/2020

Scrubi apo eksfolianti- kur lëkura merr frymë! 💎

Sa shpesh e përdorni scrubin apo eksfoliantin, qoftë për fytyrën apo trupin?

Scrubi është përkujdesja më e madhe që mund t’i jepni lëkurës suaj. Fytyra dhe trupi kanë nevojë jo vetëm për pastrim mekanik, gjë të cilën scrubi e arrin në mënyrë efikase dhe të kujdesshme në të njëjtën kohë, por edhe për pastrim kimik, me anë të përbërësve të scrubit.

Së pari, tipari më dallues dhe më i veçantë i scrubit është konsistenca e tij ranore. Me grimcat e vogla si thërrime, scrubi arrin të masazhojë shtresën e sipërme të lëkurës duke siguruar pastrim mekanik nga qelizat e vdekura dhe duke nxitur mirëqarkullimin e gjakut.

Ngjyra rozë e lehtë që shfaqet në lëkurën e fytyrës apo trupit pas masazhimit me scrub vjen edhe si rezultat i nxitjes së prezencës së gjakut kapilar.

Përbërja fizike e scrubit ka shumë rëndësi sepse mund të kalojë lehtësisht në pastrues agresiv dhe dëmtues nëse kokrrizat e scrubit nuk janë të rrumbullakosura, të lëmuara dhe të afta të shpërbëhen me anë të masazhimit në lëkurë të njomë.

Qëlizat vërtet nuk i perceptojmë dot me sy të lirë, qofshin qeliza të vdekura të shtresuara në epidermë apo të gjalla. Ajo që nuk anashkalohet pa u vënë re është efekti makro i këtyre qelizave. Qelizat e vdekura shndërrohen në komedogjene për poret e lëkurës, dmth. në bllokuese poresh, duke inhibuar kështu funksionet e epidermës dhe qelizave të tjera. Lëkura mund të paraqitet e thatë, me drecka, e irrituar ose mund të shfaqë akne për shkak të bllokimit dhe akumulimit të yndyrës apo sebumit.

Pastrimi mekanink me anë të masazhimit me scrub zgjidh një pjesë të madhe të këtij problemi. Këtu përfshihet dhe trajtimi i qimeve që dalin nën lëkurë dhe njëtrajtësimi i sipërfaqes së lëkurës.

Është e domosdoshme të shikoni përtej përzierjes së bukur në tubet apo kavanoz qelqi në momentin që zgjidhni scrubin për rutinën tuaj të mirëmbajtjes së lëkurës.

Scrubi duhet gjithashtu ta pasurojë lëkurën tuaj në nivel qelizor në mënyrë që të ndihmojë dhe nxisë ripërtëritjen dhe ushqyerjen e saj.

Së pari, jo vetëm sepse scrubi apo eksfolianti kanë efekt fizik mbi lëkurën, por edhe sepse çdo tipologji lëkure ka nevojë për hidratim, në të gjenden përbërës hidratues, si vaj bajamesh apo gjalpë kakaoje.

Pas kësaj, eksfolianti sigurohet për efekte më afatgjata në lëkurë, si trajtimi i rrudhave të imëta, njollave kafe nga dielli apo situata të tjera dhe shenjave të lëna nga aknet. Trajtimi fillon me masazhim e hidratim, por të qenësishme janë prania e Alantoinës (jargës së përpunuar të kërmillit), Acidit Hialuronik dhe Vitaminave, si B3, B5, E.

Alantoina është përbërësi ideal në scrube pasi ka natyrshëm veti eksfoliuese dhe hidratuese. Më thellë akoma, Alantoina nxit ndarjen qelizore te qelizat e lëkurës duke ripërtërirë kështu lëkurën. Kjo, e kombinuar me prodhimin e shtuar të kolagjenit jep si rezultat një pamje të freskët dhe rinore të lëkurës, duke përballuar me hijeshi moshimin e natyrshëm.

Acidi Hialuronik gjendet natyrshëm në lëkurë, por përqendrimi i tij ulet me moshën. Veçantia e tij është në aftësinë magnetizuese për të tërhequr molekulat e ujit dhe për të rritur e rujtur lagështinë natyrale të lëkurës. Efekti i dukshëm i këtij ndërveprimi është shpesh gjallërimi dhe plotësimi i lëkurës, pra, një pamje më rinore.

Vitamina B3, gjithmonë në funksion të një hidratimi të thellë, siguron strukturë të njëtrajtshme të lëkurës në prekje dhe në ngjyrë, duke minimizuar shfaqjen e ndryshimeve përgjatë kohës.

Vitamina B5 është anti-inflamatore e fuqishme, ideal për lëkura të ndjeshme dhe të irrituara. Përveç cilësive qetësuese në lëkurë, Vitamina B5 kundërvepron ndaj acarimit të natyrshëm që shfaqet në lëkurë falë masazhimit.

Vitamina E me veti anti- oksiduese mbron lëkurën nga radikalet e lira, dmth nuk lejon radikalet e lira të depërtojnë qelizën dhe ta oksidojnë atë.

Mozaiku i scrubeve tona të fytyrës dhe scrubi për trupin i sjellin të gjitha këto cilësi ripërtëritëse në formën më të thjeshtë dhe më të bukur.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address


Tirana