Imd Albania

Imd Albania

Share

IMD Albania eshte nje firme farmaceutike e cila operon ne territorin e Shqiperise, nen moton "Jeta kualitative, ka nevoje per produkte kualitative

13/09/2021

MICOSTOP®
Krem vaginal me veprim të zgjatur

🧪MICOSTOP gjendet në formë të kremit vaginal në tubë 30g me 6 aplikatorë për një përdorim.

❓ÇFARË ËSHTË DHE PËR ÇKA PËRDORET❓
Mikroflora normale bakteriale në vaginë është një mbrojtje natyrore dhe efektive. Tek të rriturit terapia me antibiotikë, stresi, çrregullimet e të ushqyerit dhe sëmundjet ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e florës së dobishme mikrobiale vaginale duke e ekspozuar kështu mukozën vaginale ndaj sulmeve të patogjenëve që shkaktojnë irritim dhe infeksion.

👩‍⚕️ INDIKACIONET:
Trajtim qetësues, mbrojtës dhe balancues i mukozës vulvovaginale, edhe në praninë e sëmundjeve të natyrës fungale. MICOSTOP kremi vaginal shpërndahet në mukozën vulvovaginale dhe ngjitet me një mekanizëm plotësisht fiziologjik, duke siguruar veprim të zgjatur mbrojtës.

20/07/2021

Urime Festa e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët e fesë islame!
Këto vite na kanë dëshmuar edhe më shumë rëndësinë e paqes, mirësisë dhe fuqisë shpirtërore!

Nga familja jonë… te e juaja!
Urime! 💚
- Mindful at what we do

12/07/2021

Stina e veres shoqerohet gjithone me diarre dhe te vjella.Rivendosja e nje flore normale bakteriale te zorreve eshte shume e nevojshme ne keto raste.Lactis B complex eshte nje kombinim probiotikesh dhe prebiotikesh me vitamina te grupit B complex.

Perdoret ne rast:
-Vjellje
-Diarreje
-Kequshqyerje
-Ndjesi fryerje ne bark,kapsllek apo shtim gazrash
-Stres psiko-fizik
-Gjate trajtimit me antibiotike
-Helicobacterium pylori etj.
dhe te gjitha rastet e tjera ku eshte e nevojshme te rikthehet flora normale bakteriale intestinale ...

Produkti duhet te perdoret larg vakteve ushqimore !

10/07/2021

Konjuktiviti alergjik - A e dini se mund ta shkaktojnë edhe produktet kozmetike?

👁️ Skuqje, ndjenje gricjeje dhe trupi te huaj ne sy ...nese kemi keto simptoma menjëherë mendojmë për alergji nga poleni.
Sidoqoftë, simptomat e konjuktivitit mund të shkaktohen gjithashtu nga një reaksion alergjik ndaj kremrave, kozmetikës, madje edhe lenteve të kontaktit.
Për të shmangur reagimet alergjike të shkaktuara nga substancat e përfshira në kozmetikë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për higjienën rreth syrit:

☑️Hiqni me kujdes mbetjet e kozmetikes nga vetullat ,qerpiket dhe qepallat.
☑️ Lani fytyrën me sapunë të butë dhe hipoalergjik, pa fërkuar sytë
☑️ Nëse është alergji ndaj lenteve të kontaktit,i largoni ato per pak kohe.

Pikat për sy HYLO-COMOD ® bazuar në acidin hialuronik mund të lehtësojnë dhe lehtësojnë simptomat.

Përdorimi i HYLO-COMOD ® ka disa përparësi:
✅ Largon mbetjet e kozmetikes nga qesja konjuktivale.
✅ Krijon një film të qëndrueshëm në sipërfaqen e syrit, i cili siguron lagështi të fortë dhe të qëndrueshme
✅ Rivendos barrierën mbrojtëse natyrale të kornesë
✅ Qepallat rrëshqasin në mënyrë të përsosur në sipërfaqen e syrit.
✅ Pa konservantë dhe fosfate, pikat mund të përdoren 6 muaj pas hapjes.
✅ Pikat janë në përputhje me të gjitha llojet e lenteve të kontaktit

🇩🇪 HYLO-COMOD ka qene produkti i vitit në Gjermani per vitet 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015.

06/07/2021

ALGAL pika

Shtesë ushqimore e DHA (acidit dokosaheksaenoik) me origjinë bimore

Perberja:
DHA 0,4 ml (10 pika) :100mg

Algàl DHA pika është një shtesë ushqimore e acidit dokosaheksaenoik (DHA) e dobishme për të mbushur mangësitë ushqyese ose nevojat e rritura të kësaj lënde ushqyese shumë të rëndësishme.
Përbërja specifike e saj ndihmon në zhvillimin normal vizual tek fëmijët deri në 12 muaj.
Efekti i dobishëm arrihet me marrjen ditore e të paktën 100 mg DHA .
Procesi deodorues dhe shtimi i aromës permireson shijen e produktit dhe siguron vazhdimësinë e marrjes se tij.
Çka është DHA?
Acidi dokosaheksaenoik është një acid yndyre i pangopur i pranishëm në qumështin e gjirit në sasi konstante 7mg \ 100ml, nga kolostrumi deri në muajin e dymbëdhjetë të gjidhënies.
DHA së bashku me acidet tjetra të pangopura është i rëndësishëm sepse është thelbësor për sintezën e membranave qelizore, në veçanti në retinë dhe tru.
DHA depozitohet në sasi të përshtatshme në tru dhe indet jo vetëm në fetus, por edhe tek i porsalinduri gjatë ushqyerjes me gji.
Ushqimi dhe mënyra e jetesës ndikon në nivelet e DHA në qumështin e gjirit.
Disa studime kanë treguar se një marrje adekuate dietike e DHA nga nëna gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji shoqërohet me një përmirësim në zhvillimin vizual dhe kognitiv të foshnjës.
Për gratë ne gjidhënie rekomandohet marrja e të paktën 200mg DHA në ditë.
Përdorimi i Algal DHA pika është i dobishëm në kompletimin e dietës ushqimore, e sidomos kur nuk është e sigurtë marrja e nevojshme me ushqim ose në rast të kategorive në nevoje apo rasteve kur janë në mungesë të DHA.
Në çdo rast është gjithmonë mirë të kërkoni këshillën e mjekut për të identifikuar dieten më të përshtatshme ushqyese
Doza e rekomanduar:
Nga 0 në 1 vjec:
10 pika në ditë që korrespondojnë me 100 mg DHA.
Nënat gjidhënëse:
20 pika në ditë që korrespondojnë me 200 mg DHA gjatë gjithë periudhës së gjidhënies.
Pa gluten
Pa laktoze
Produkt italian

17/08/2018

DESTROLAC shurup 150 ml

Kapsllëku ose konstipacioni është një çrregullim funksional i zorrëve që konsiston ne një evakuim të dobët ose të rëndë. Kjo gjendje ndodh në shumë njerëz që nga fëmijëria dhe bëhet një problem gjithnjë e më i rëndësishem gjatë viteve dhe madje bëhet edhe kronike.Përveç shkaqeve që lidhen me mënyrën e të ushqyerit , kapsllëku tek fëmijët mund të shkaktohet nga faktorë psikologjike të tillë si stresi apo frika.

Biotrading propozon Destrolac shurup ,integrator ushqimor e indikuar për trajtimin e kapsllëkut tek fëmijët dhe të rriturit.

Përbërja e Destrolac shurup (Maltodestrine 72%, Bioecolians® (prebiotik) 10%; sheqer (saccarosio) 10%; Inositol (Vit. B7) 400 mg/dose; Laktulozë 3 g/dose.) është menduar e tillë që të zbut feçet për shkak të aftësisë së lactulozës dhe sheqernave për të përthithur ujin dhe të bëhet një mbushje mekanike e zorrëve .

Doza e rekomanduar :
Fëmijët është 10 ml ne ditë, mundësisht në mbrëmje
Të rriturit 20 ml në ditë (zakonisht në mbrëmje)
ose si mjeku e sheh të arsyeshme

16/08/2018

Njoftim:

Italmed distributionn (IMD) , firme farmaceutike , kerkon te punesoje nje person ne pozicionin PERFAQESUES MJEKESOR.
Kandidati duhet te kete mbaruar studimet e larta , e preferueshme dega Mjekesi / Farmaci
Personat e interesuar , jane te lutur te dergojne CV me foto ne email :[email protected]
Eksperienca perben avantazh
Tel. : 0355 42370092
Cel. : 0675051212

04/08/2018

Fëmija juaj nuk është i qetë për shkak të skuqjes dhe irritimit të lëkures?Përdorni Cicatridina cream dhe spray pas çdo ndërrimi të pelenave (pampersave) deri 8 herë në ditë .Shenjat e irritimit,skuqjes dhe kruarjes do të zhduken shpejt 🙂

(Huazuar nga faqja çeke"Cicatridina")

24/07/2018

Puervit pika dhe flakone

🙂 Mungesë oreksi!
🙂 Pas trajtimit me antibiotikë!
🙂 Pas gjendjeve gripale!
🙂 Periudha e ndërrimit te stinëve!
🙂 Rënie imuniteti!

PUERVIT flakone për përdorim oral
Shtesë ushqimore që përmban hekur, Zink, Vitaminë C, Niacinë, Vitaminë A, Vitaminë B1, Vitaminë B6, Vitaminë B12, Vitaminë D3, mjaltë akacie, qumësht blete të freskët etj...
Dozimi:1 flakon në ditë ,gjatë ose menjëherë pas ushqimit.

PUERVIT pika orale
Shtesë ushqimore që përmban Niacinë, Vitaminë E, Vitaminë A, Calcio pantotenato, Vitaminë B1, Vitaminë B2, Vitaminë B6, Vitaminë B12, Biotinë, Vitaminë D3, Vitaminë C etj....
Dozimi:15-20 pika në ditë kurse foshnjat 1 pikë për çdo kg peshë trupore ,1-2 herë në ditë ose sipas përshkrimit të mjekut.

Për më shumë informacione këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj !

11/07/2018

Njoftim:

Italmed distributionn (IMD) , firme farmaceutike , kerkon te punesoje nje person ne pozicionin PERFAQESUES MJEKESOR.
Kandidati duhet te kete mbaruar studimet e larta , e preferueshme dega Mjekesi / Farmaci/infermieri/bio-kimi
Personat e interesuar , jane te lutur te dergojne CV me foto ne email :[email protected]
Eksperienca perben avantazh
Tel. : 0355 42370092
Cel. : 0675051212

28/06/2018

ENERG 10 flakone per perdorim oral

Indikacionet:
• Gjendje stresi e lodhjeje fizike dhe mentale
• Personat që praktikojnë aktivitet fizik dhe mental
• Periudhat e ndryshimit të stinëve
• Pas gjendjeve gripale ose ndërhyrjeve kirugjike
• Rënie imuniteti etj.

Shtesë ushqimore energjetike me vitamina,aminoacide dhe minerale për të rinj, të rritur dhe të moshuar

Përmbajtja:
Hekur fumarat 54 mg,Vitamina C 30 mg,Zink 11 mg,Vitamina B complex,
Vitaminë E, PAPPA reale (qumësht blete të freskët ) 300 mg, Arginina, Magnez
110mg, Kalium, Carnitinë, Panax ginseng, Cardo mariano etj.

Përdorimi:
Këshillohen 1-2 flakone në ditë ,në mëngjes dhe në darkë pas ushqimit.
Mund të hollohet edhe me ujë

Cikli terapeutik:
Këshillohet të përdoret 30 ditë dhe të përsëritet cikli sipas nevojës

Përkujdesje:
Produkti përmban PAPPA reale (qumësht blete),substancë koloidale jo e tretshme, prandaj në flakon vihet re prania e një precipitati i cili nuk ndikon në kualitetin e produktit!
Produkti nuk konsumohet në shtatëzani dhe laktacion!
Nuk duhet të tejkalohet doza e këshilluar!
Ruhet në vend të freskët!

Produkti klasifikohet si shtese ushqimore!

21/06/2018

OTODOLOR direkt pika per vesh
Pika për vesh pa konservues për fëmijë dhe të rritur!

Otodolor direkt është një solucion pa konservues për vesh
( kanalin e jashtëm ) ,përmban glicerol, substancë e qartë pa ngjyrë dhe me konsistencë të trashë.Otodolor direkt mbështet trajtimin e Otitis externa, lehtëson dhembjet e vesh*t dhe shqetësimet si kruarjet dhe acarimet të cilat vijnë shpesh si rezultat i ujit me përmbajtje klori,zhytjes në ujë apo erës. Otodolor direkt është vecanërisht i nevojshëm para dhe pas notit ose zhytjes në ujë.Koha e verës do të thotë koha e notit. Por shpesh njerëzit vuajne nga dhembjet e vesh*t pas notit dhe hedhjes në pishinë,shpesh kjo dhembje quhet “Otiti nga notimi” ose “ vesh të notuesit”.
Ka edhe shkaqe të tjera të cilat cojnë në inflamacion të kanalit të dëgjimit,si mjetet e ndryshme për pastrim,shkopinjë e pambukut për pastrimin e veshëve,fijet e shkrepësës apo mjete te ngjashme,mbajtja për kohë të gjatë e kufjeve të degjimitë në vesh,dylli i vesh*t i cili mund të pengojë në kanalin e degjimit,trupa të huaj te cilët mund të kenë depërtuar në vesh si dhe përdorimi i shpeshtë i substancave pastruese,si shamponët e ndryshëm te cilet shkatërrojnë filmin mbrojtës natyral të vesh*t. Lëkura në kanalin e dëgjimit është mjaft e ndjeshme ndaj të gjitha ngacmimeve mekanike,termike apo kimike prandaj ndezja e kanalit të dëgjimit është ajo që pason.Në fazën fillestare paraqitet një ndjesi e kruarjes së fortë në kanalin e degjimit,kjo pason me një ënjtje e cila shoqërohet me dhembje.Gliceroli në Otodolor pastron dhe mirëmban lëkurën,redukton ënjtjen dhe kështu con në zvogëlim të dhembjes.

*Kur nuk duhet të përdoret Otodolor direkt ?
Otodolor direkt nuk duhet të përdoret tek rastet me ndjeshmëri të lartë ndaj Glicerolit apo tek lendimet e membranës timpanike

*Si përdoret Otodolor direkt ?
2 deri në 3 pika sipas nevojes,në veshin e prekur,ne pozicion të shtrirë anash. Veshi mund të mbulohet me një copë pambuku.

*Kohëzgjatja e përdorimit të Otodolor direkt ?
Në lidhje me shpeshtësine dhe kohëzgjatjen e përdorimit te Otodolor direkt nuk ka kufizime.

*Cilat janë udhëzimet shtesê rreth përdorimit që duhet pasur parasysh ?
Nese pas disa ditësh nuk janë përmirësuar simptomat,apo ka filluar te shfaqet temperatura atëhere duhet patjetër te keshilloheni me mjekun tuaj.Asnjëherë nuk duhet përdorur pikat Otodolor direkt në vesh nëse është i vendosur aparati i degjimit në të. Pikat duhet të përdoren afërsisht një orë para se të vendoset aparati i degjimit.

*Udhëzimet për ruajtjen e Otodol direkt
Otodolor nuk duhet të përdoret pas kalimit te afatit te skadimit. Pas hapjes nuk duhet të përdoret më gjatë se 4 javë,prandaj mbajeni mend datën kur e keni hapur për herë të pare shishen Otodolor direkt. Të mbahet larg qasjes nga fëmijet.

*Per me shume informacione keshllohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Tirana