Klinika Ataraxia
Ataraxia Clinic is specialized in:
🌿 Physiotherapy
🌿 Wellness
🌿 Chiropractic
30/07/2026
Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund t'i dhurosh trupit tënd është një moment qetësie.
Masazhi i trupit nuk është vetëm relaks. Është një mënyrë për të çliruar tensionin e grumbulluar, për të relaksuar muskujt dhe për t'i dhënë trupit mundësinë të rikuperohet pas ritmit të përditshëm.
✨ Lejoji vetes një pauzë që do ta ndjesh në çdo frymëmarrje.
28/07/2026
Ka një arsye pse disa trajtime japin rezultate më të mira. Nuk është rastësi. Është teknologjia.
NanoTap krijon kushtet ideale që lëkura të përthithë maksimalisht përbërësit aktivë, duke përmirësuar hidratimin, teksturën dhe shkëlqimin e saj.
Sepse një lëkurë e shëndetshme fillon me një bazë të shëndetshme.
Shumë njerëz mendojnë se është lodhje. Në fakt, trupi po ju dërgon një sinjal.
Dhimbja dhe tensioni në qafë e shpinë nuk duhet të bëhen pjesë e përditshmërisë. Me Terapinë Qafë - Shpinë, fizioterapistët tanë punojnë për të reduktuar dhimbjen, përmirësuar lëvizshmërinë dhe rikthyer funksionin normal të muskujve dhe nyjeve.
Lëvizni më lirshëm. Punoni më rehat. Jetoni pa kufizime.
Lifting manual i fytyrës. Fytyra jote mban mend çdo ditë të lodhshme.
Çdo shprehje, çdo natë pa gjumë, çdo moment stresi lë gjurmën e vet.
Ky trajtim ndihmon fytyrën të çlirohet nga tensioni dhe të rikthejë një pamje më të relaksuar, të freskët dhe natyralisht më të tonifikuar.
☀️ Vera nuk fillon me bikinit... fillon me lëkurën tënde.
Nëse lëkura duket e thatë, e ashpër ose pa shkëlqim, ndoshta nuk ka nevojë për më shumë kremra, por për një fillim të ri.
Scrubi profesional largon qelizat e vdekura, lëmon teksturën e lëkurës dhe e përgatit atë për të përthithur më mirë hidratimin. Rezultati? Një lëkurë më e butë, më e njëtrajtshme dhe me një shkëlqim natyral që ndihet po aq bukur sa duket. ✨
🌊 Jepi lëkurës kujdesin që meriton, përpara se të vijë koha e plazhit.
09/07/2026
Këmbë të rënda, trup i fryrë apo ndjesi lodhjeje?
Ndoshta trupi yt ka nevojë për një “reset” të butë. ✨
Pressotherapy stimulon drenazhimin limfatik dhe qarkullimin lokal për të ndihmuar në reduktimin e fryrjes, mbajtjes së lëngjeve dhe ndjesisë së rëndesës në këmbë.
Një trajtim relaksues, jo-invaziv dhe ideal për t’i dhënë trupit më shumë lehtësi pas ditëve të gjata, lodhjes fizike apo qëndrimit për shumë orë në këmbë/ulur.
📍Ataraxia Physiotherapy & Wellness
Rezervo seancën tënde dhe ndje ndryshimin që nga trajtimi i parë.
Nëse keni qenë kuriozë për limfodrenazhin e këmbëve, ja arsyeja pse ia vlen ta provoni.
Një trajtim që nuk është thjesht masazh, por një ndjesi lehtësimi për këmbët e lodhura, të fryra apo të rënduara nga qëndrimi gjatë në këmbë, nxehtësia apo rutina e përditshme.
Me lëvizje të buta dhe ritmike, limfodrenazhi ndihmon trupin të ndihet më i lehtë, më i çliruar dhe më në ekuilibër. 💆♀️
☀️ Ka një arsye pse disa trupa duken gjithmonë "light".
Nuk është vetëm gjenetika, por kujdesi i vazhdueshëm. Limfodrenazhi të ndihmon të ndihesh më e lehtë, më e freskët dhe gati për çdo sezon.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta
Tirana
1001