Dream Pharma

Dream Pharma

Share

Dream Pharma specializes in distributing and marketing the highest quality nutritional supplements f

02/09/2026

☀️ Pse është e rëndësishme Vitamina D3 për fëmijët?

Vitamina D3 luan një rol të rëndësishëm gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. Ajo ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit – dy minerale thelbësore për organizmin.

Marrja e mjaftueshme e Vitaminës D3 kontribuon në:

🦴 ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm
💪 funksionimin normal të muskujve
🛡️ funksionimin normal të sistemit imunitar
⚖️ ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak

Edhe pse organizmi mund ta prodhojë Vitaminën D3 gjatë ekspozimit në diell, koha e kufizuar jashtë, stina, përdorimi i kremrave mbrojtës dhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë në sasinë e prodhuar.

Yanola Kids Vitamin D3 është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për fëmijët, për të mbështetur plotësimin e nevojave të tyre të përditshme si pjesë e një ushqyerjeje të larmishme dhe një stili jetese të shëndetshëm.

Përdoreni gjithmonë sipas dozës së rekomanduar në etiketë. Për dozën e përshtatshme dhe nevojat individuale të fëmijës, këshillohuni me pediatrin ose farmacistin.

📍E gjeni ne cdo farmaci

SistemiImunitar KujdesiPërFëmijët DreamPharma

31/08/2026

🎒 Në çantë, lapsa me ngjyra. Në përditshmëri, zakone të mira!

Përgatitjet për shkollë sjellin emocione, ide të reja dhe dëshirën për të zbuluar. Mes fletoreve, ngjyrave dhe aktiviteteve krijuese, le të kujtojmë edhe rëndësinë e një rutine të ekuilibruar: ushqyerje të larmishme, gjumë të rregullt, ujë dhe kohë për lojë. ☀️

Yanola Kids Vitamin D3 është një suplement ushqimor për fëmijë që kombinon Vitaminën D3 me probiotikë, në formë të lëngshme.

✔️ Rritje e shendetshme
✔️ Zhvillim i kockave
✔️ Permireson tretjen
✔️ Forcon Sistemin Imunitar

Kur suplementimi është i nevojshëm, Yanola Kids Vitamin D3 mund të përfshihet në rutinën e fëmijës sipas udhëzimeve të produktit.

Sepse përgatitja për një fillim të mbarë nuk mbaron te çanta e shkollës!

Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

📍E gjeni ne cdo farmaci

DreamPharma

28/08/2026

☀️ Çdo buzëqeshje meriton kujdes, çdo ditë!

💡 Pse është e rëndësishme Vitamina D3?
Vitamina D kontribuon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, në funksionimin normal të muskujve dhe të sistemit imunitar. Vitamina D është gjithashtu e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave te fëmijët.

Formula e Yanola Kids Vitamin D3 është:
✔️ Me Vitaminë D3
✔️ Me probiotikë
✔️ Pa gluten
✔️ Pa laktozë
✔️ Në formë të lëngshme, praktike për përdorim
✔️ Paketim 30 ml

Një produkt i menduar për t’u përfshirë lehtësisht në rutinën e përditshme të fëmijëve, gjithmonë sipas udhëzimeve të përdorimit dhe këshillës së pediatrit ose farmacistit. 💙

Yanola Kids Vitamin D3 është një suplement ushqimor për fëmijë, i formuluar me Vitaminë D3 dhe probiotikë.

Promovon:

●Rritje e shëndetshme
●Zhvillimi i kockave
●Përmirëson tretjen
●Forcon sistemin imunitar
●Ul efektet anësore të vaksinave.

📍E gjeni në çdo Farmaci

Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

KockaTeShendetshme KujdesiPerFemijet RutinaEPerditshme

26/08/2026

🍎 Zakonet e mira ndërtohen çdo ditë!

Krahas një ushqyerjeje të larmishme, hidratimit dhe aktivitetit fizik, Yanola Kids Multivitamin mund të përdoret për të plotësuar ushqyerjen e përditshme të fëmijëve.

Formula e tij në formë të lëngshme kombinon:
✔️ Vitamina
✔️ Minerale
✔️ Probiotikë
✔️ Pa gluten
✔️ Pa laktozë

Një zgjedhje praktike për rutinën e përditshme, gjithmonë sipas nevojave individuale të fëmijës dhe këshillës së mjekut ose farmacistit.

Përdoreni sipas dozës dhe udhëzimeve në paketim.

📍 E gjeni ne cdo farmaci

https://www.dreampharma.al/

SuplementUshqimor UshqyerjeEEkuilibruar KujdesiPërFëmijët

18/08/2026

🌈 Multivitaminat për fëmijë – Çfarë duhet të dimë?

1. Pse janë të rëndësishme?
Fëmijët rriten me ritme të shpejta dhe trupi i tyre ka nevojë për vitamina e minerale për zhvillim të shëndetshëm. Një multivitaminë mund të mbështesë ushqyerjen e përditshme, sidomos kur dieta nuk është gjithmonë e balancuar.

2. Kur mund të ndihmojnë?

- Tek fëmijët që janë zgjedhës në ushqim 🥦🚫

- Kur kanë mungesë oreksi

- Në periudha me shumë shkollë dhe aktivitet fizik

- Gjatë stinëve të ftohta, kur sistemi imunitar është më i ekspozuar

3. Vitaminat dhe mineralet kryesore për fëmijët:

Vitamina D3 🌞 – për kocka të forta dhe imunitet

Vitamina C 🍊 – mbron nga virozat dhe forcon imunitetin

Vitamina A 👀 – për shikim dhe rritje të shëndetshme

Kompleksi B ⚡ – për energji dhe metabolizëm

Kalcium & Magnez 🦴 – për zhvillimin e kockave dhe muskujve

Zink 🛡️ – mbështet imunitetin dhe shërimin

4. Kujdeset kryesore:

Multivitaminat nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të shëndetshme, por të jenë mbështetje.

Zgjidhni produkte të përshtatshme për moshën e fëmijës.

5. Përfitimi afatgjatë:
Përdorimi i rregullt i multivitaminave të përshtatshme mund të ndihmojë në:
✔️ rritje të shëndetshme
✔️ më pak mungesa ushqyese
✔️ imunitet më të fortë
✔️ energji dhe fokus më të mirë në shkollë

17/08/2026

☀️ Gati për një ditë plot aventura!

Vera për fëmijët do të thotë më shumë lojëra, shëtitje, udhëtime dhe aktivitete në natyrë. Krahas një ushqyerjeje të larmishme, hidratimit, gjumit të mirë dhe aktivitetit fizik, kujdesi për rutinën e përditshme është veçanërisht i rëndësishëm gjatë periudhës së rritjes. 🌈

Yanola Kids Multivitamin është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, i formuluar me një kombinim vitaminash, mineralesh dhe probiotikësh (L. rhamnosus).

Formula e tij është:
✅ Me vitamina dhe minerale
✅ Me probiotikë
✅ Pa gluten
✅ Natyralisht pa laktozë
✅ Në formë të lëngshme dhe praktike për përdorim

Një zgjedhje praktike për të plotësuar ushqyerjen e përditshme të fëmijëve, në përputhje me nevojat e tyre individuale dhe këshillën e mjekut ose farmacistit.

Përdoreni sipas dozës dhe udhëzimeve të përcaktuara në paketim. Mos e tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.

SuplementUshqimor VeraEFëmijëve DitëPlotAventura KujdesiPërFëmijët

07/08/2026

Kujdesi intim është pjesë e mirëqenies së përditshme.

Ruajtja e higjienës intime ndihmon në krijimin e një ndjesie pastërtie, rehatie dhe freskie gjatë gjithë ditës. Zgjedhja e produkteve të përshtatshme është një hap i rëndësishëm për të respektuar ekuilibrin natyral të zonës intime.

Perlagyn Vaginal Solution është formuluar për higjienën intime, me një formulë të butë që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit fiziologjik vaginal dhe ofron një ndjesi freskie dhe komoditeti në përdorimin e përditshëm.

🌿 Kujdesuni për veten çdo ditë, me butësi dhe siguri.

IntimateCare Women'sWellness pHBalance DailyFreshness FeminineCare

03/08/2026

Pse është i rëndësishëm kujdesi intim?
Kujdesi i përditshëm ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit natyral të zonës intime.

Kur mund të jetë i dobishëm?
- Pas ciklit menstrual
- Pas pishinës ose detit
- Kur dëshironi një ndjesi freskie dhe pastërtie

Çfarë ofron Perlagyn Vaginal Solution?
✔️ Kujdes i butë
✔️ Mbështetje për pH natyral
✔️ Ndjesi freskie

Si përdoret? Përdoret sipas udhëzimeve në paketim ose sipas rekomandimit të mjekut.

Kujdesi intim nuk është luks. Është pjesë e mirëqenies së përditshme.

Wellness IntimateCare FeminineHealth DailyFreshness PHBalance Women'sWellness

27/07/2026

Perlagyn Vaginal Solution – kujdes i avancuar për mirëqenien intime.

Një formulë funksionale me D-Mannose, Acid Hialuronik dhe Acid Laktik, e krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit natyral të florës vaginale dhe për të mbështetur hidratimin e mukozës vaginale.

Përfitimet:
✔️ Ndihmon në ruajtjen e pH fiziologjik.
✔️ Mbështet ekuilibrin natyral të florës vaginale.
✔️ Ndihmon në hidratimin dhe mbrojtjen e mukozës vaginale.
✔️ I përshtatshëm si pjesë e kujdesit intim dhe sipas këshillës së profesionistit të shëndetit.

🌿 Me përbërës funksionalë: • D-Mannose • Acid Hialuronik • Acid Laktik

💜 Kujdesi i përditshëm fillon me ekuilibrin natyral.

VaginalHealth FloraVaginale GynecologicalCare

17/07/2026

🌸 Mos i injoro shenjat që trupi yt të jep

Sekrecionet e pazakonta, kruarja, irritimi, ndjesia e djegies apo era e pakëndshme mund të jenë sinjale që flora vaginale ka nevojë për kujdes.

Perlagyn Ovul është krijuar për të mbështetur mirëqenien intime dhe për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të florës vaginale.

✨ Kujdesi për shëndetin intim është kujdes për veten.

📍 Konsultohuni me mjekun ose farmacistin për përdorimin e duhur.

IntimateCare DreamPharma Wellness Femra FloraVaginale

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Address


Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00