Classic ARTA Sallon bukurie
salloni ndodhet tek tajvani pallati shallvareve tel 0692704060
SUPER BIONDE – HAPJA E RRITJES ME PRECIZION
Kur punojmë një rrënjë të rritur mbi një gjatësi tashmë shumë bionde, aplikimi kërkon kontroll dhe precizion për të shmangur mbivendosjen e panevojshme mbi flokun e dekoloruar më parë
1. Analizojmë rritjen
Kontrollojmë gjatësinë e rritjes, bazën natyrale dhe vijën e bashkimit me bionden ekzistuese
2. Punojmë gjatësinë e rritjes
Dekoloruesi aplikohet në mënyrë të bollshme dhe uniforme, duke e ngopur mirë seksionin. Në këtë fazë nuk prekim rrënjën pranë skalpit dhe tregojmë shumë kujdes në bashkimin me pjesën bionde
3. Kontrollojmë hapjen
Presim që gjatësia e rritjes të arrijë nivelin e nevojshëm, duke kontrolluar vazhdimisht procesin dhe gjendjen e flokut
4. Punojmë rrënjën
Vetëm më pas aplikohet dekoloruesi pranë skalpit. Nxehtësia e skalpit përshpejton hapjen e kësaj zone, ndaj ajo zakonisht kërkon më pak kohë
5. Formula përfundimtare
Pasi arrijmë bazën e dëshiruar, kalojmë në ngjyrën përfundimtare. Sipas sistemit profesional të përdorur, seria Super Schiarente mund të kombinohet me 000 Neutral/Clear për rezultatin e synuar
Në një Super Bionde nuk kontrollojmë vetëm sa hapet floku, por çdo zonë, kohën e saj dhe kufirin me flokun e dekoloruar më parë
🎓 KURSI PROFESIONAL I PARUKERISË
Mësojmë ndarjen, rendin e aplikimit, kontrollin e hapjes, mbrojtjen e gjatësisë dhe formulimin e ngjyrës
Regjistrimet janë të hapura
PËR KLIENTET
Realizojmë Super Bionde, dekolorime dhe korrigjime ngjyre pas vlerësimit të flokut
Classic Arta Beauty Clinic Academy Tiranë
📞 069 270 4060 | 069 297 0050
MASAZHI PROFESIONAL KËRKON TEKNIKË, PRESION TË KONTROLLUAR DHE PËRSHTATJE
Intensiteti i masazhit përshtatet sipas zonës që punohet, qëllimit të procedurës dhe nevojave individuale të klientes Masazh i fortë – presion i thellë
Punon më thellë mbi muskujt dhe indet e buta. Përdoren brumosje më të thelluara, lëvizje të lokalizuara dhe presion i kontrolluar. Intensiteti mund të ndihet qartë, por nuk synon shkaktimin e dhimbjes Masazh mesatar – presion normal
Kombinon lëvizje të gjata të duarve, brumosje, lëvizje rrethore të kontrolluara dhe shtypje ritmike. Muskuli punohet në mënyrë të moderuar, duke ruajtur një ndjesi të rehatshme dhe relaksuese Masazh i butë – presion i lehtë
Realizohet me lëvizje të gjata, të qeta dhe të kontrolluara. Përdoret kur kërkohet një masazh më delikat dhe relaksues
Në masazhin klasik përdorim teknika si Effleurage – lëvizje të gjata qetësuese Petrissage – brumosje e kontrolluar Friction – punim i lokalizuar Tapotement – goditje ritmike të kontrolluara Vibration – lëvizje tronditese të kontrolluara
Njohja e teknikës është e rëndësishme ku cdo estetiste e kupton mirë, intensitetin, ritmin, drejtimin e lëvizjeve dhe mënyrën e përshtatjes së masazhit sipas zonës dhe klientes
🎓 PËR NXËNËSET
Në Kursin Profesional të Estetikës në Classic Arta Academy mësojmë teorinë, demonstrimin dhe praktikën e teknikave të masazhit, pozicionimin e duarve, drejtimin e lëvizjeve dhe kontrollin e intensitetit
Regjistrimet janë të hapura PËR KLIENTET
Në Classic Arta Beauty Clinic realizojmë masazhe me teknikë dhe intensitet të përshtatur sipas nevojave individuale të çdo klienteje
Classic Arta Beauty Clinic Academy Tiranë
📞 069 270 4060 | 069 297 0050
NË NDËRTIMIN E THONJVE, ÇDO PRODUKT KA FUNKSIONIN E VET
Përpara teknikës së aplikimit, nxënësja duhet të njohë materialet me të cilat do të punojë dhe rolin që ka secili në proces
Në këtë orë teorike me demonstrim praktik, punohet mbi njohjen dhe përdorimin e produkteve që ndërtojnë sistemin e thoit
Nail Prep Dehydrator për përgatitjen dhe dehidratimin e sipërfaqes së thoit
Primer për të ndihmuar aderimin sipas sistemit që përdoret
Base Gel si shtresë bazë dhe lidhëse
Gel për ndërtimin, strukturën dhe formën
Gel Polish për ngjyrën
Top Coat për shtresën përfundimtare, mbrojtjen dhe shkëlqimin
Por njohja profesionale nuk mbaron te emri i produktit. Nxënësja duhet të kuptojë çfarë funksioni ka, kur përdoret, me çfarë produktesh kombinohet dhe në çfarë rendi aplikohet
Kjo është arsyeja pse teoria dhe demonstrimi praktik ecin së bashku përpara se njohuria të kalojë në dorën e nxënëses
🎓 REGJISTRIMET JANË TË HAPURA NË CLASSIC ARTA ACADEMY
Mund të zgjidhni formimin profesional në Parukeri Estetikë Thonj Qerpikë dhe Lamination Make Up Artist Permanent Make Up PMU
Një profesion nuk fillon duke ditur gjithçka
Fillon duke zgjedhur ta mësosh siç duhet
🎓 CLASSIC ARTA MASTERCLASS ONLINE
Mësime edhe online në grup ose individualisht
Classic Arta Beauty Clinic Academy Tiranë
📞 069 270 4060 | 069 297 0050
23/09/2026
✂️ PROFESIONI FILLON NGA PRAKTIKA
Në Classic Arta Beauty Clinic & Academy, nxënëset mësojnë duke punuar, ushtruar dhe përmirësuar teknikën hap pas hapi.
Mbi 30 vite eksperiencë në formimin profesional, për t’ju përgatitur me siguri për profesionin e parukerisë.
🗓️ Fillimi: 5 Tetor
💶 550 €
⏰ Orar fleksibël
🎓 Certifikatë në përfundim
📍 Rruga Resh*t Çollaku, Tiranë
📩 Shkruani “PARUKERI” për regjistrim.
23/09/2026
✨ KURS PROFESIONAL ESTETIKE ✨
Një trajnim profesional ku teoria lidhet drejtpërdrejt me praktikën, për të fituar njohuritë, teknikën dhe sigurinë e nevojshme për të punuar në fushën e estetikës.
Në Classic Arta Beauty Clinic & Academy, praktika është pjesë e rëndësishme e formimit. Nxënëset ushtrohen dhe punojnë në modele reale, gjithmonë nën udhëzim profesional, për të fituar eksperiencë që gjatë kursit.
🎓 Certifikatë në përfundim të kursit
🗓️ Fillimi: 5 Tetor
💶 Çmimi: 550 €
⏰ Orar fleksibël paradite ose pasdite
📍 Rruga Resh*t Çollaku, Tiranë
📩 Për programin e plotë dhe regjistrimin, na shkruani “ESTETIKË” në mesazh.
Regjistrimet kanë filluar. Vendet janë të limituara.
23/09/2026
✨ PERMANENT MAKE UP – TEKNIKË, PRECIZION, PROFESION ✨
Në Classic Arta Beauty Clinic & Academy, trajnimi PMU ndërthur teorinë, demonstrimin dhe praktikën, duke ju mësuar çdo teknikë hap pas hapi, me fokus te precizioni dhe siguria në punë.
Gjatë trajnimit punohet me teknika profesionale për vetulla, buzë, sy dhe scalp/hairline, nga ushtrimet teknike deri te praktika në modele reale.
🎁 DHURATË: Starter Set
🎓 Certifikatë në përfundim të kursit
🗓️ Fillimi: 5 Tetor
💶 Çmimi: 750 €
⏰ Orar fleksibël paradite ose pasdite
📍 Pallatet Shallvare, Tiranë
📩 Për programin e plotë dhe regjistrimin, na shkruani “PMU” në mesazh.
Vendet janë të limituara.
23/09/2026
💄 HAPI I PARË DREJT PROFESIONIT MAKE UP ARTIST FILLON KËTU!
Në Classic Arta Beauty Clinic & Academy, kursi zhvillohet duke kombinuar teorinë, demonstrimin dhe praktikën, që çdo teknikë të mos mbetet vetëm në shpjegim, por të punohet hap pas hapi nga vetë nxënëset.
Praktika zhvillohet fillimisht në manekin dhe më pas në modele reale, duke ju ndihmuar të fitoni teknikën, precizionin dhe sigurinë e nevojshme për të realizuar një Make Up të plotë profesional.
✨ Nga përgatitja e lëkurës, te puna me sytë, vetullat, konturin, buzët dhe detajet përfundimtare — qëllimi është të ndërtoni aftësitë e nevojshme për të punuar si Make Up Artist.
🎓 Certifikatë në përfundim të kursit
🗓️ Fillimi: 5 Tetor
💶 Çmimi: 250 €
⏰ Orar fleksibël paradite ose pasdite
📍 Pallatet Shallvare, Tiranë
📩 Për informacion dhe regjistrim, na shkruani “MAKE UP” në mesazh.
Vendet janë të limituara.
23/09/2026
✨ MËSO ARTIN E QERPIKËVE PROFESIONALË! ✨
Dëshiron të mësosh teknikat profesionale të qerpikëve dhe ta kthesh këtë aftësi në një profesion?
Në Classic Arta Beauty Clinic & Academy, trajnimi zhvillohet hap pas hapi, nga bazat deri te teknikat e volumit, duke ndërthurur teorinë, demonstrimin dhe praktikën profesionale.
Gjatë kursit do të mësoni:
👁️ Njohjen dhe kujdesin e qerpikëve natyralë
✨ Përgatitjen dhe higjienën profesionale
✨ Teknikat e aplikimit 2D, 3D, 4D dhe Mega Volume
✨ Izolimin dhe vendosjen korrekte të qerpikëve
✨ Zgjedhjen e gjatësisë, trashësisë dhe harkimit
✨ Krijimin e formës sipas syrit
✨ Praktikë të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit
🎁 Dhuratë: Lamination Brow + LVL
🎓 Në përfundim pajiseni me certifikatë.
🗓 Fillimi: 5 Tetor
⏰ Orar fleksibël, paradite ose pasdite
💶 Çmimi promocional: 230 €
📍 Pallatet Shallvare, Tiranë
📩 Për programin e plotë dhe regjistrimin, na shkruani “QERPIKË” në mesazh.
Vendet janë të limituara.
23/09/2026
💅 KTHEJE PASIONIN PËR THONJTË NË PROFESION!
Hapen regjistrimet për Kursin Profesional të Thonjve në Classic Arta Beauty Clinic & Academy.
Trajnimi ndërthur teorinë me praktikën intensive, ku do të punoni hap pas hapi për të përvetësuar teknikat profesionale të punës.
Gjatë kursit do të zhvilloni:
✨ Manikyr profesional
✨ Përgatitjen korrekte të thoit natyral
✨ Aplikimin e xhelit dhe ndërtimin e thoit
✨ Ndërtimin me tipsa
✨ Formësimin dhe limimin profesional
✨ Mbushjen dhe mirëmbajtjen
✨ Teknikat e dizajnit të thonjve
✨ Higjienën dhe përdorimin korrekt të materialeve
🎓 Në përfundim pajiseni me certifikatë për kursin e përfunduar.
🗓 Fillimi: 5 Tetor
💶 Çmimi promocional: 230 €
📍 Pallatet Shallvare, Tiranë
📩 Për programin e plotë dhe regjistrimin, na shkruani “THONJ” në mesazh.
✨ Vendet janë të limituara.
22/09/2026
✨ KTHEJE PASIONIN NË PROFESION! ✨
Hapen regjistrimet për Kursin e Përgjithshëm Profesional 6-Mujor në Classic Arta Beauty Clinic & Academy.
Një program i plotë profesional ku teoria ndërthuret me praktikën intensive, për t’ju përgatitur hap pas hapi për të punuar në fushën e bukurisë.
Gjatë kursit do të zhvilloni:
✂️ Parukeri
✨ Estetikë
💅 Thonj
👁️ Qerpikë
🤎 Lamination Brow
🎓 Në përfundim pajiseni me certifikata për kurset e përfunduara.
🗓 Fillimi: 5 Tetor
⏰ E hënë–e premte, me orare fleksibël paradite ose pasdite
💶 Çmimi promocional: 1499 €
📍 Pallatet Shallvare, Tiranë
📩 Për programin e plotë dhe regjistrimin, na shkruani “6 MUAJ” në mesazh.
✨ Vendet janë të limituara.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Tirana
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Classic ARTA Sallon bukurie posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.