EMAR Dental Clinic
Shëndeti oral është shumë i rëndësishëm, besojani atë profesionistëve!
25/09/2026
Nuk ka nevojë për zoom për të parë atë që e dëshmon shëndeti i mishrave të dhëmbëve çdo ditë: ne e dimë që ti nuk përdor fill dentar! 😉
Edhe pse duket si një detaj i vogël, mospërdorimi i tij lë pa pastruar rreth 40% të sipërfaqes së dhëmbëve, duke u bërë shkaku kryesor i kariesit ndërdentar dhe gjakderdhjes së mishrave.
Bëji një Zoom rutinës tënde dhe shto fillin dentar çdo ditë. 🦷✨
Sekreti qëndron te ndërthurja e saktë mes kirurgjisë dhe estetikës. 📐✨
Në këtë rast, filluam nga poshtë: vendosja e implanteve riktheu stabilitetin e munguar dhe funksionalitetin e plotë të nofullës së poshtme.
Më pas, përmes korrigjimeve estetike dhe procedurës së zbardhimit, i dhanë të gjithë harkut një pamje të harmonizuar, të freskët dhe krejtësisht natyrale.
22/09/2026
Tërheqja e mishrave të dhëmbëve nuk është thjesht çështje estetike, por humbje e indit mbrojtës që ekspozon rrënjën e dhëmbit dhe rrit ndjeshmërinë. ⚠️
Nëse nuk lidhet me faktorë gjenetikë, recesioni gingival mund të shmanget lehtësisht duke ndjekur këto hapa klinikë:
✅ Përdorni furçë me fibra të buta : Mënyra se si i lani dhëmbët ka rëndësi. Mënjanoni larjen horizontale me presion të fortë dhe përdorni lëvizje vertikale nga mishrat drejt dhëmbit.
✅Kujdes nga Bruksizmi (këcitja e dhëmbëve): Presioni i tepërt gjatë natës dëmton strukturën mbështetëse. Përdorimi i një bite-i mbrojtës parandalon tërheqjen nga mbingarkesa.
✅Trajtoni gurëzat në kohë: Grumbullimi i gurëzave krijon inflamacion kronik (gingivit). Pastrimi profesional çdo 6 muaj mbron mishrat nga tërheqja graduale.
Mbrojtja e indit gingival fillon me zakonet e duhura të përditshme. 🩺✨
16/09/2026
Për pacienten realizuam zëvendësimin e dhëmballëve me implante, mbushje estetike dhe zbardhim. Zgjidhëm funksionalitetin dhe i rikthyem pamjen e freskët që kërkonte.
Buzëqeshja e saj në fund thotë gjithçka! 🤍
Erdhi pas 2 vitesh për kontroll dhe e vumë menjëherë në provë... me një mollë! 🍎 biting test 100% i kaluar!
Sepse te Emar Dental, buzëqeshja nuk është vetëm për rezultate estetike por: duhet të jetë plotësisht funksionale për jetën reale! 🦷💪
12/09/2026
E thjeshtë. Provo përsëri 🪥✨
11/09/2026
Kushdo që përballet me probleme të ndërlikuara dentare e di mirë se si ato ndikojnë jo vetëm në shëndet, por në çdo moment të përditshëm — nga mënyra se si ushqehesh, te liria për të qeshur pa siklet.
Ky rast rehabilitimi total është provë e asaj që arrihet kur puna kirurgjikale dhe ajo estetike kombinohen me precizion. Përmes një planifikimi të detajuar klinik, rikthyem balancën e plotë të nofullës, funksionalitetin e kafshimit dhe një estetikë plotësisht natyrale.
Transformimi më i madh nuk është thjesht ai që shihet në pamje, por ndjesia e lirisë dhe vetëbesimit që do të shoqërojë çdo ditë në vazhdim. 🤍
25/08/2026
Ndryshimi real që arrihet kur bëhen bashkë ortodoncia e padukshme dhe estetika! 🦷✨
Ky rast është realizuar përmes trajtimit me maskerina transparente për drejtimin e pozicionit të dhëmbëve, i ndjekur nga mbushje të vogla kompoziti për të rregulluar formën dhe konturin e tyre.
Rezultat natyral dhe i qëndrueshëm në kohë.
Ndryshimet e vogla në detaje bëjnë diferencën në të gjithë pamjen. 📐✨
Viola realizoi gingivektomi (rimodelimin e mishrave) dhe pak prekje estetike, duke fituar një buzëqeshje më simetrike e natyrale.
Faleminderit Viola që ndave përvojën tënde! 🤍
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Rruga Skender Luarasi
Tirana
1001
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when EMAR Dental Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.