Libraria Çelësat e Diturisë
Këtu do të gjeni libra me cilësi dhe të dobishëm. Me çmime konkurruese dhe të arsyeshme. Gjithashtu dhe një gamë të gjerë produktesh Islame.
18/09/2025
🌺 OFERTË! 🌸
KY SET, përbëhet nga 4 libra. Që janë bazë për çdo Musliman të ri, që t'i mësoj gjërat shpejt dhe të jetë në rrjedha me dijen Islame.
Seti konsiston në një libër bazë për mënyrën e agjërimit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Duke filluar që nga Ramadani, e deri te agjërimi i të Enjtes dhe të Hënës.
Libri tjetër është një njohje e shkurtër për Namazin, për kushtet, shtyllat, sunnetet, obligimet, çfarë e prishin namazin e abdesin, e si këto. Shumë i dobishëm dhe i këndshëm.
Tjetri është për disa parime ose rregulla për çështjet e Teuhidit(veçimit të Allahut me adhurim), dhe Akides(Besimit). Si dhe disa çështje të Jurisprudencës Islame. Mjaft i dobishëm, sepse personi njihet shkurtimisht me këto principe.
Ndërsa libri i fundit është për jetën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në formë të shkurtuar dhe me argumentet përkatëse. Për shokët e tij dhe se çfarë duhet të besohet në lidhje me të.
Siç e thamë, këto janë librat idealë për të rinjtë. Që nuk duan të lodhen duke lexuar libra të gjatë, ne ju sugjerojmë këto libra.
Nga 1600 lekë, bëhet në 1200 lekë.
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas!
12/09/2025
I've just reached 500 followers! Thank you for continuing support. I could never have made it without each and every one of you. 🙏🤗🎉
12/09/2025
OFERTË!
Nga 1400 lekë, i përfitoni për 1100 lekë!
Librat janë me tematikë të Teuhidit(veçimit të Allahut me adhurim) dhe që flasin për Menhexhin(Metodologjinë) e saktë.
Janë shumë të dobishëm, të lehtë në shkrim dhe kuptim.
Për çdo porosi mbi 3000 lekë, posta është falas.
10/09/2025
OFERTË!
Nga 3150 lekë, bëhet 2800 lekë!
Këto janë disa nga librat më të dobishëm për çështjen e Teuhidit(veçimit të Allahut me adhurim) dhe të Akides(Besimit) Islam.
Dy prej tyre janë libra të vetë Shejkhut, ndërsa 2 të tjerët janë komentime prej tij që i ka bërë ndër vite.
Për porosi mbi 3000 lekë, transporti është falas!
09/04/2025
Muaji Prill, është muaji i librit. Nga 1500 lekë, e përfitoni për vetëm 1300 lekë. Ky është një libër i domosdoshëm për të kuptuar disa nocione të legjislacionit Islam.
🌹Titulli: Dobi dhe Fetva.
Autor: Imam AbdulAziz ibn Baz Allahu e mëshiroftë.
Përpiluesi: Dr. Muhammed ibn AbdulAziz ibn Sad ibn Seid Allahu e ruajttë.
Libri është një përmbledhje e disa ligjëratave të Shejkh Ibn Bazit rahimehullah, ku i lexoheshin hadithe nga Sahihejnët(Bukhari dhe Muslimi) dhe Shejkhu bënte komentime dhe sqarime të tyre. Libri fillon me kapitullin e Besimit, siç fillonin të parët tanë të mirë, dhe mbaron me kapitullin e Zotimeve.
Fq. 623.
Çmimi: 1500 lekë.
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas. 🌺
تَقَبَّلَ اللهُ مِنَّا وَ مِنْكُمْ صَالِحَ الْأَعْمَالِ
”Allahu na i pranoftë neve dhe juve veprat e mira.”
Gëzuar Festën e Fitr Bajramit të gjithë besimtarëve!
18/02/2025
🌺 OFERTË! SETI ME 2 LIBRA, DOKTRINAT E SEKTEVE ISLAME DHE DOBI DHE FETVA.
Libri i parë është i vetmi i përkthyer në Shqip, që bën një zgjerim dhe një përmbledhje të sekteve të lashta Islame. Autori përdor shumë referenca. Duke filluar që nga Khauarixhët, e deri tek Sufijtë. Libër i dobishëm dhe i vlefshëm, për t'i ditur këto sekte dhe për t'ua ruajtur prej tyre.
Libri i dytë është një nga librat e paktë të Sheikhut tonë, AbdulAziz ibn Baz rahimehullah, që është përkthyer. Ky libër është i përbërë prej leximeve të Sahihejnëve dhe Sheikhu më pas i shpjegon ato. Autori është prej atyre që i ka dëgjuar këto mësime dhe i ka përpiluar. Vlerësim të librit ia ka bërë Sheikh AbduRrahman ibn Nasir el-Berrak, hafidhahullah.
Nga 2700 lekë, për vetëm 2350 lekë.
Mos ngurroni, por përfitoni!
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas! 🌸
14/02/2025
🌸Titulli: Hadithe të përmbledhura rreth besimit dhe pasimit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Autor: Shejkh Rabi'ë ibn Hadij el-Umejr el-Med'khalij.
Ky është libër me 23 hadithe. Që flasin rreth besimit, dhe për pasimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Autori jep një njohje të shkurtër mbi Sahabiun që ka transmetuar hadithin, e më pas bën komentin rreth tij. Një libër me dobi dhe me vlera.
Fq. 100.
Çmimi: 300 lekë.
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas. 🌺
13/02/2025
OFERTË! 3 libra, nga 3600 lekë, për vetëm 3200 lekë!
Libri i parë është për 40 hadithe të ndryshme, rreth Imanit, Kaderit, etikës, adabit, etj, dhe me komentime nga dijetarë të ndryshëm.
Libri i dytë është për 40 hadithet e Hafidh En-Neueui dhe me shtojcën e Hafidh Ibn Rexhebit, rahimehumullah. Me komentim të një prej Shujukhëve të Rijadit, AbduRrahman ibn Nasir el-Berrak hafidhahullah.
Libri i tretë është për formën e namazit, libër i Sheikh Albanit rahimehullah, me koment nga Sheikh Ruhejli hafidhahullah. Sheikhu nuk është zgjeruar shumë, ka marrë fjalën e Sheikhut dhe i ka bërë komentim. Duke mos dhënë shumë referenca, pasi referencat janë te origjinali.
Çmimi nga 3600 lekë, e përfitoni për 3200 lekë.
Posta është falas.
Nxitoni, për mos ta humbur këtë ofertë dhe të pasuroni librarinë e juaj personale.
09/02/2025
🍀Titulli: Parimet e Thirrjes Selefije.
Autor: Shejkh AbduSelam ibn AbdulKerim ibn Berxhes.
Libri flet për 10 parime të kësaj thirrjeje. Me argumentet përkatëse për çdo parim. Duke marrë parasysh kuptimin e të parëve tanë të mirë. Dhe duke e shpjeguar në fjalë të shkurtra. Libër i vogël, por me kuptim dhe dobi të shumta. Shejkhu ka vdekur i ri, Allahu e mëshiroftë, duke lënë pas vetes një pasuri të madhe.
Fq. 67.
Çmimi: 250 lekë.
Për porosi mbi 3000 lekë, posta është falas. ☘️
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rruga Mihal Grameno
Tirana