Farmaworld

Farmaworld

Share

Farmaworld

28/04/2023

CITRAG PLUS 3 S Free (pa sheqer, pa bikarbonat natriumi dhe pa natrium), i përshtatshëm edhe për diabetikët.
Integrator ushqimor me Citrat kaliumi 1,5 g në 30 bustina, efikas për plotësimin e dietës me ushqime alkaline. CITRAG PLUS është i dobishëm në shkrirjen e gurëve në veshka, si dhe në rastet e humbjes intensive të lëngjeve nga organizmi, djersitjes së tepruar, diarresë dhe të vjellave.

Përdorimi: Merrni 1-2 bustina CITRAG PLUS në ditë duke i tretur në një gotë me ujë. Një bustinë është e mjaftueshme për plotësimin e mineraleve, 2 bustina në ditë për parandalimin e Kalkulozës Renale (gurët në veshka).

Integrator ushqimor italian nga Guerriero Healthcare.

18/04/2023

NATURPRES 60 tableta të veshura, është një integrator ushqimor i dobishëm për të garantuar vlerat optimale të presionit arterial, funksionimin optimal të aparatit kardiovaskular dhe metabolizmit të yndyrnave, karbohidrateve, triglicerideve dhe kolesterolit.

Përberësit: Melissa officinalis L. (Bar blete), Crataeugus leavigata (murrizi), Viscum Album L. (shelgu i bardhë), Cyclanthera pedata L. (Caigua) dhe Olea Europea (ulliri europian). Përdoret per trajtimin e hipertensionit i vetëm ose i kombinuar me barna antihipertensive.

Përdorimi: Këshillohet të merren 2 tableta në ditë me stomak bosh, 1 në mëngjes dhe 1 në mbrëmje.

NATURPRES është nje prodhim italian nga Guerriero Healthcare, i përshtatshëm edhe për diabetikët.

14/12/2022

TENSIOSTOP 30 tableta është një integrator ushqimor italian i përbërë nga anasoni, koriandri, kumini dhe finoku. Ky produkt përdoret për eleminimin e gazrave nga organizmi dhe njëkohësisht përmirëson tretjen dhe lëvizshmërine e traktit gastrointestinal.
Përdorimi: Këshillohet të përdoret 1 tabletë përpara çdo vakti.

TENSIOSTOP eshte 3S Free ( pa sheqer, pa soda dhe pa natrium ) i pershtatshëm edhe për diabetikët, nga Guerriero Healthcare.

21/11/2022

OROXAN Spraj Oral 20 ml është një integrator ushqimor italian që përdoret në rastet e irritimeve dhe inflamacioneve të gojës dhe fytit. Përbëhët nga Xheraniumi Afrikan ( Pelargonium Sidoides ) me veti antivirale dhe antiseptike, nga Ialuronati i Natriumit, i cili formon një cipë mbrojtëse mbi mukozat e gojës dhe fytit, nga N-acetil cisteina e njohur për vetitë mukolitike dhe nga vaji esencial i mentes, i cili lehtëson funksionin e rrugëve të sipërme respiratore.

Përdorimi: Këshillohet të aplikohet 1 sprucim në zgavrën e gojës cdo 2-3 ore sipas nevojës.

OROXAN Spraj Oral eshte 3S Free ( pa sheqer, pa soda dhe pa natrium ) i pershtatshëm edhe për diabetikët, nga Guerriero Healthcare.

31/10/2022

Fitostimoline® Proctogel tubet 35 g falë përmbajtjes së saj me Rigenase® (ekstrakt specifik i grurit) dhe formulimit të saj në trajtë xheli formon një barrierë mbrojtëse në mukozën rektale duke dhënë menjëherë një lehtësim të simptomave të kruarjes dhe djegies në zonën rektale. Xheli dhuron një ndjesi freskie duke krijuar kushtet e përshtatshme per një veprim riepitelizues të shpejtë dhe të kënaqshëm, pa dëmtuar mikroambientin ku vepron.

Përdorimi: Përpara aplikimit të xhelit rekomandohet të shpëlahen mirë zonat ku do të përdoret. Më pas me anë të aplikatorit bëhet vendosja e xhelit në zonën e interesuar.

Këshillohet të përdoren të paktën 3 aplikime të xhelit në ditë.

Në rast të alergjive nga ndonjë përbëres i produktit këshillohet të ndërpritet përdorimi.

Fitostimoline® Proctogel është një pajisje mjekësore italiane nga Damor Farmaceutici.

09/07/2022
23/06/2022

Fitostimoline® Idrogel tubet 50 g falë formulimit të tij të veçantë që përmban Rigenase® (ekstrakt specifik i grurit) formon një barrierë mbrojtëse ndaj kushteve të mjedisit të jashtëm duke favorizuar një veprim të shpejtë dhe korrekt të riepitelizimit të lëkurës dhe duke bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të mikromjedisit të lëkurës. Fitostimoline® Idrogel është i përshtatshëm për trajtimin e ulçerave të thella të lëkurës, plagëve (edhe ato te dekubituseve), djegieve të shkallës së parë dhe të dytë, gërvishtjeve, etj. Prania e Poliesanidit zvogëlon rrezikun e kontaminimit bakterial.

Përdorimi: Përhapni një sasi Fitostimoline® Idrogel në pjesën e interesuar dhe pastaj mbulojeni këte pjese me një garzë të lagur me po të njejtin produkt. Ripërsëriteni aplikimin pas 48 orësh ose sipas udhëzimit të mjekut.

Në rast të alergjive nga ndonjë përbëres, këshillohet të ndërpritet përdorimi i produktit.

Produkt italian nga Damor Farmaceutici.

10/06/2022

Fitostimoline®️ Spray, falë formulimit të tij të veçantë me përmbajtje Rigenase®️ (ekstrakt i bimës së grurit) krijon një barrierë mbrojtëse ndaj mjedisit të jashtëm. Kjo barrierë krijon kushte të favorshme për një veprim të shpejtë dhe korrekt të proçesit të riepitelizimit në lëkurë, duke ndihmuar në ruajtjen korrekte të mikromjedisit të lëkurës. Produkti perdoret për trajtimin e ulçerave të lëkurës, plagëve, gërvishtjeve, djegieve të shkallës së parë dhe të dytë, abrazioneve etj.

Përdorimi: Fillimisht bëhet pastrimi i zonës me ujë steril dhe më pas aplikohet Fitostimoline®️ Spray direkt mbi zonën e interesuar dhe pas tij bëhet mbulimi i zonës me garzë sterile. Rekomandohet që flakoni të tundet para përdorimit.

Në rast të alergjive nga ndonjë përbëres i produktit këshillohet të ndërpritet përdorimi i produktit.

27/05/2022

OKKIO MACULA 30 kapsula 3 S Free (pa sheqer, pa bikarbonat natriumi dhe pa natrium), i përshtatshëm edhe për diabetikët.
Integrator ushqimor me Zeaksantinë, Astaksantinë, Luteinë, Vitaminat C, E, Bakër dhe Zink.
OKKIO MACULA është i dobishëm dhe optimal për ruajtjen nga shkatërrimi i makulës (pjesa e retinës së syrit qe është përgjegjëse për të shquar edhe detajet më të imta), mbron syrin nga ekspozimet në mjedise të papërshtatshme, dhe nga faktorë të tjerë si mosha, gjenetika dhe stili i jetesës.
Vetëm me një kapsulë në ditë ju do të shquani dhe detajet më të vogla.

Integrator ushqimor italian nga Guerriero Healthcare.

29/03/2022

Mungesë hekuri dhe acidi folik❓
Millennials Iron G + Acid folik
90 kapsula, 3 S FREE ( PA SHEQER, PA SODA, PA SODIUM) EDHE PËR DIABETIKËT, me përmbajtje Hekur fumarat dhe Acid folik
☑️Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut
☑️Normalizon transportin e oksigjenit
☑️Përmirëson energjinë e organizmit
Përdorimi: Merrni 2-3 kapsula në ditë në mes të ushqimit, sipas rekomandimit të mjekut.
Integrator ushqimor italian nga Guerriero Healthcare.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Address


Rr. Fadil Rada
Tirana
1005

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00