Eden's Touch
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Eden's Touch, Health/Beauty, Artan Lenja, Tirana.
20/04/2025
Duke distiluar lule nërënxe. Hidrosol neroli
05/02/2022
Prodhimet “Eden’s Touch”
Krem xhel hidratues
Ky është një krem xhel i plotë por i lehtë, me një ndjesi të butë si mëndafshi ne lëkurë.
Shumica e përbërësve në këtë formulë kanë veprim hidratues dhe zbutës. Përdorimi i acidit hyaluronic me peshë moleculare të vogël, siguron hidratim në thellësi.
Kombinimi i Niacinamidinës me N-Acetyl Glycosaminës kanë efekt çelës në lëkurë dhe me përdorim të vazhdueshëm ndihmojnë në zbutjen e njollave.
Vajrat e përdorura në çdo krem zgjidhen në varësi të tipit të lëkurës nga ky grup: jojoba, argan, olive squalane, rosehip, shege, etj.
Këto janë vetëm disa nga përbërësit e këtij kremi xhel që thithet shpejt nga lëkura dhe e lë atë të hidratuar dhe të mbrojtur.
Vajrat esenciale
Rigoni (Oreganum vulgare)
Rigoni i egër i rritur në Ballkan, si dhe në vëndin tone, është i cilësisë teraupike. Emri i tij vjen nga greqishtja dhe do të thotë “gëzimi i maleve”, dhe është konsideruar si simbol i lumturisë. Ky vaj që ka një përdorim të gjërë dhe ndihmon në luftimin e shumë infeksioneve- është bërë ilaçi kryesor në shtëpinë time. Njerëzit që më njohin bëjnë shaka me këtë, dhe çdo herë që kanë një problem thonë: vaj rigoni është zgjidhja!
Eshtë vaj shumë i fuqishëm.
Ka veti antibakteriale , antifungale, antioksidative, ulje inflamacionit, mbështet sistemin imunitar.... Mbani parasysh, kur e përdorni me lyerje gjithmon përdoreni të holluar, kur e merrni nga goja si antibiotik bëjeni për gjashtë ditë, dhe (vetem në raste infeksioni të rëndë stafilokoku) jo më shumë se 10 ditë. Gjatë kësaj kohe pini ujë me bollëk për të ndihmuar mëlçinë. Mund te merret i holluar ne nje luge vaj ulliri ose me kapsulë për të eviruar demtimin e indeve te buta. Një mënyrë përdorimi që unë aplikoj është gjatë pastrimit të dhëmbëve, vendos në furçë me pastën një të lyer me një kruajtëse dhëmbësh. Kjo siguron një pastrim të mirë dhe sterilizim të gojës.
Gjithashtu një pikë rigon në çaj apo gotë me ujë, ndihmon kur ke grykët e acaruara.
Nuk përdoret tek fëmijët, shtatzënat apo diabetikët.
Përdoret për pastrim; shto disa pika rigoni nje nje shishe ne sperkatje dhe përdoret i për pastrimin e sipërfaqeve në kuzhinë. Unë, zakonisht e bëj këtë me një përzierje të ujit me uthull industriale.
Kini kujdes të mos prekni fytyrën apo sytë me duar kur keni në to vaj rigoni, sepse djeg shumë. Lajini mirë duart pasi jeni në kontakt me vajin.
Eshtë mirë që para përdorimit të kërkoni on line information, ka me bollëk.
18/11/2020
Vajrat esenciale
Sherebela
Çdo kush e njeh sherebelën dhe vetitë e saj të mira për shëndetin, sepse vëndi ynë është shumë i pasur në të. Varietete të ndryshme të saj rriten në mënyrë të egër si dhe kultivohet në masë për prodhimin e vajit esencial që importohet kryesisht në ShBA.
Vetë emri i saj "Salvia officialis" tregon që ajo njihej që në kohët e para si një bimë që shpëton - salvia. Ishte një thënie në mes të romakëve që tregon vlerën e saj: " si mund të vdesë një njeri që rrit sherebelë në kopshtin e tij?"
Për shkak të përmbajtjes së lartë të tujonit, nuk duhet të përdoret nga goja nga njerëz delikat dhe nga fëmijët- mund të jetë fatal.
Gjithashtu nuk duhet të përdoret nga gratë shtatzëna.
Përdoret për çlirim nga problemet me tretjen, frymëmarrjen, menstruacionet, menopauzën, infenksionet fungale, bakteriale dhe mikrobiale, kundër shenjave në lëkurë, forcimin e flokëve, stimulon mëndjen, është qetësues, ul tensionin e gjakut, bën relaksimin e muskujve sidomos të qafës, relaksimin e këmbëve që fryhen e dhëmbin pas qëndrimit të gjatë në këmbë...
Përdoret me lyerje: 2-3 pika VE në një lugë kafe vaj ulliri. Masazhoni pjesën problematike
Difuzohet në ajër për pastrim të ajrit, gjatë nuhatjes ndihmon me problemet që mund të keni, qetëson nervat, qartëson ndjesitë dhe ndihmon memorjen.
Shtohet në shampo për flokë më të shëndetshëm, kundër zbokthit dhe erresimin e flokëve,1/2 lugë kafe në 200 ml shampo.
10/02/2020
Stenda ime e parë 😊
09/02/2020
Prodhimet Eden's Touch
Immortelle
Serum rigjenerues me CoQ10 dhe Vit.C
Ky serum eshte formuluar me qëllim hidratimi, rigjenerimi, zbutje, balancimi të vajit natyral të lëkurës, ripërtëritje, dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave të maturuara dhe të thata.
Vajra me fuqi të lartë antioxiduese si chia dhe mjedra tendosin lëkurën duke reduktuar dukjen e rrudhave dhe vijave.
Vaji i jojobës që është shumë i ngjashëm me vajin natyral të lëkurës, e zbut dhe kondicionon lëkurën e lodhur.
Një përbërës kyç në këtë serum është squalane-një derivat i vajit të ullirit por që nuk është fare si vaj, është i lehtë dhe përthithet mirë, ofron zbutje, hidratim, mbron kunder humbjes së hidratimit, ndihmon elastiçitetin, dhe është i ngjashëm me sebumin.
Vaji i tëndafilit (rosehip) ka veti të theksuara rigjeneruese sepse është i pasur me vitamina E, C, F dhe pro-vitamin A, të cilat kane efekt antioksidues. Presenca e vit C dhe A stimulojnë prodhimin e collagjenit duke minimizuar dukjen e rrudhave dhe linjave. Vit F, një acid i ngopur, punon me vit A për të përmirësuar teksturën dhe tonifikimin e lëkurës.
Vaji i lulediellit (jo ai që përdoret në kuzhinë 😊) përmban antioxidues, vit E dhe beta carrotene. Lufton radikalet e lira që shkaktojne plakjen e parakohshme.
Vitamina E si antioksidant që është mbron lëkurën ndaj veprimit oksidues të radikaleve të lira duke minimunizuar dëmtimin e proteinave strukturale të lëkurës si kollagjeni dhe elastina.
Vaji i helichrysum (immortelle, perben 50 % te vajrave esenciale ne kete recete) është i mrekullueshëm për lëkurën, redukton shenjat, rigjeneron.
Vaji esencial i karrotës përmban "karotolin" që besohet të ketë ndikim të madh në aftësinë rigjeneruese, tonifikuese, tërheqse, duke e berë këtë vaj ideal për produktet anti-age. Përmban provitamine A, beta karroten, që riparojnë shenjat e plakjes dhe sigurojnë mbrojtje. Gjithashtu përmban vit C dhe E.
Vaji esencial i temjanit (frankincense) tonifikon, promovon riparim dhe rigjenerim të shpejtë te qelizave, lufton shenjat dhe plagët, lufton shenjat e plakjes.
Geranium VE balancon prodhimin e sebumit, promovon riparim dhe rigjenerim të qelizave, tonifikon,pastron poret duke vrarë bakteriet, lufton shenjat e plakjes.
Vaji esencial i lavandrës hidraton, zbut, dhe lufton inflamacionin dhe acarimet, vret bakteriet, balances sebumin, shpejton rigjenerimin e qelizave, dhe aroma është qetësuese.
Vajrat esenciale kanë jo vetëm veprime direkte në lëkurë por edhe terapeutike, thithen, kalojnë në gjak dhe shërojnë nga brenda jashtë.
CoQ10 është një përbërës që prodhohet nga trupi por me kalimin e moshës ky prodhim pakësohet. Eshtë antioksidant i fuqishëm, mbron nga dëmtimet që shkaktohen nga mjedisi, dhe gjithashtu ndihmon me mbushjen e lëkurës duke reduktuar pamjen e rrudhave dhe linjave.
Tetrahexyldecyl Ascorbate ieshte nje ester i vitamines C i tretshem ne vaj, me aktivitet antioksidues qe mbron vajrat nga oksidimi. Perdorimi i vazhdueshem mund te riparoje efektet demtuese te rrezeve UV. Studimet kane treguar qe stimulon prodhimin e kolagjenitnsi dhe eshte frenues i melanogjenezes duke i dhene lekures nje ton te qarte dhe me te hapur.
Këta janë disa nga përbërësit e këtij serumi.
Shumë nga këta përbërër kanë një mbrojtje natyrale ndaj rrezeve të diellit.
Me përdorimin e këtij serumi lëkura shkëlqen në harmoni të plotë.
Mund të përdoret ne mëngjes apo darkë. Aplikohet në lëkurë të pastruar dhe paksa të zbutur. Vendos 2-3 pika në pëllëmbë të dorës dhe vëre në faqe, hundë, hundë, ball, dhe qafë. Shpërndajeni me lëvizje të lehta. Meqenese eshte nje produkt vajor, gjithmone duhet te aplikohet ne lekure pak te lagur.
02/02/2020
Prodhimet Eden's Touch
Krem per Sy
Ky krem ndihmon në uljen e pamjes së linjave të lehta, rrudhave, dhe rrathëve të errët rreth syve. Kjo formulë zbut, hidraton, riperterin në thellësi e sipërfaqe, shkelqen dhe mbron lëkurën delicate rreth syve.
Perberesit:
Gjalpi murumuru ka veti antiflamatore qe qeteson lekuren delikate dhe ruan hidratimin e saj. I pasur ne vit A ka veti te riparoje lekuren dhe ta rigjeneroje ate.
Vaji i jojobes eshte i ngjashem me sebumin e lekures, thithet lehte nga ajo dhe per shkak te qenit nje dyll, krijon nje shtrese mbrojtese. I pasur ne vit E dhe B kompleks, ka aftesi riparuese per lekuren e demtuar; vetite antioxiduese te tij ndihmojne ne zbutjen e linjave dhe riperteritjen e lekures.
Vaj i avokados zbut dhe hidraton, i pasur ne lecitin, beta karroten, acide te ngopur, vit A,D,dhe E, hidaton dhe mbron nga rrezet uv si dhe ndihmon ne prodhimin e kolagjenit.
Vaji i farave te chias ndihmon ne rritjen e hidratimit ne lekure duke minimizuar pamjen e linjave te lehta dhe rrudhave. I pasur ne antioxidante, kalium, kalcium, fosfor, hekur dhe magnez tendos dhe e riperterin lekuren, vit B dhe zinku ndihmojne lekuren e yndyrshme dhe poret e bllokuara.
Vaji i sheges eshte nje hidratues dhe zbutes efektiv, eshte antiflamator, antimikrobal dhe ofron veti sheruese dhe ushqyese. Ndihmon ne rigjenerimin e qelizave duke sjelle rigjenerimin dhe riparimin e lekuren, minimizon dhe parandalon shfaqjen e rrudhave ne epiderme. I pasur ne antioxidante dhe polifenole, vaji i sheges ka veti mbrojtese ndaj radikaleve te lira si dhe rrezet uv.
Vaji sea buckthorn ka nivele te larta te vit C dhe E, eshte i pasur ne vitamina dhe minerale, eshte nje ushqyes shume i mire i lekures. Thithet lehte nga lekura dhe siguron hidratim, elasticitet dhe rigjenerim te qelizave.
Vaj bajame i infusuar me kafe organike nga malet e Guatemales. Vetite e vajit te bajames qe ndihmon me uljen e rratheve poshte syve, permiresimin e kompleksit dhe tonifikimit te lekures, jane perforcuar nga infusimi me kafeine. Kjo e fundit ndihmon ne reduktimin e rratheve te zinj dhe fryrjes poshte syve, e tendos lekuren duke i dhene nje pamje me te fresket dhe shkelqim.
Ekstrakti i kungullit, enzimat e frutit dhe AHAs ne te sigurojne eksfolimin e qelizave te vdekura dhe riperteritje te qelizave duke i dhene nje pamje shkelqyese dhe te fresket lekures. Eshte i pasur ne vit. C dhe E, beta karroten (nje derivat i vitamines A), qe mbrojne lekuren nga radikalet e lira si dhe nga stresi qe sjell ambienti rreth nesh. Kjo treshe fantastike gjithashtu punon sebashku per te stimuluar prodhimin e kolagjenit, ndricon, hidraton, tendos, dhe zbut rrudhat.
Vit E e shtuar perforcon me shume vetite antioxidante te kremit.
Acidi hylaroic, funksioni kryesor i te cilit eshte rritja dhe ruajtja e hidratimit ne lekure duke e mbajtur ate te te fresket, minimizon pamjen e linjave te holla dhe rrudhave duke e bere lekuren me te tendosur si dhe sheron lekuren e demtuar.
Argireline eshte nje peptide qe sjell reduktimin e rrudhave dhe parandalimin e tyre me perdorimin e saj te vazhdueshem. Studimet klinike te bera me te duke trajtuar dy here ne dite, treguan nje ulje 17 % ne rrudhat rreth syve mbas 15 ditesh dhe 27% mbas 30 ditesh (te dhena te dhena nga furnizuesi ne certifikaten e blerjes).
Vajrat esenciale te lavandres, kamomilit, temjanit, lules se portokallit te eger dhe te tjera, pervec vecorive qe ato sjellin ne perteritje dhe ushqim, sigurojne nje relaksim dhe qetesim te pjeses rreth syrit.
Përbërësit janë organik dhe nuk ka kimikate të dëmshme.
Kujdesi per trupin
Hidratimi vs. Zbutjes
Hidratimi dhe zbutja jane dy gjera te ndryshme qe japin rezultate te ndryshme ne lekure, por ne te njejten kohe te lidhura ngushte me njera tjetren. Lekure e shendetshme eshte ajo e hidratuar mire, e zbutur dhe me nje shkelqim natyror, keshtu qe eshte e nevojshme qe te kuptojme shkencen mbrapa nevojes qe ka lekura dhe ketyre dy koncepteve.
Hidratimi ka te beje me sasine e ujit qe pijme dhe nivelin e ujit ne qelizat e lekures. Qelizat e hidratuara jane te plota, elastike, dhe reflektojne driten ne menyre efektive.
Per permiresimin e hidratimit te lekures, mund te perdorim sperkatjen e fytyres me uje (mist). si dhe perdorimin e humekanteve,. Keto te fundit jane substanca qe thithin lageshtiren nga ambjenti apo nga shtresat e poshtme te lekures drejt siperfaqes se saj. Kur zgjidhni nje krem kini parasysh te kete ne perberje humekant si aloe, mjalti, dhe acidi hyaluronic.
Zbutja ka te beje me ndalimin e humbjes se lageshtires nga lekura si dhe ndertimin e barriers mbrojtese duke e bere lekuren te bute dhe te lemuar. Lekura eshte e thate dhe pa shkelqim kur nuk prodhon mjaft lipide, dhe ne keto raste eshte i nevojshem perdorimi i zbutesit (moisturiser)
Kur zgjidhni nje zbutes, mbani parasysh tipin e lekures.
Vajrat e ndryshme jane zbutes te mire, dhe ato kane molekula me permasa te ndryshme qe mbeshtesin nivelin e zbutjes qe lekura ka nevoje per te ndertuar barrieren e saj te lipideve.
Nese perdorni vaj si zbutes, kerkoni per nje perzierje me nje teksture dhe thithje te pershtatshme me tipin e lekures dhe aplikoheni ne pese vende: ball, dy faqet, hunda dhe mjekra, dhe me levizje rrethore duke shkuar anash dhe lart sigurohuni qe mbuloni te gjithe siperfaqen e fytyres dhe qafen.
Disa nga vajrat zbutes sipas tipit te lekures:
Lekure e yndyrshme: vaj nga farat e rrush*t, argani, buckthorn, kukui dhe rosehip
Lekure normal / sensitive: vaj nga farat e rrush*t, tamanu, farat e hempit, vaji i kokosit (i fraksionuar)
Lekure e thate: vaj sesami, ulliri, avocado, luledielli, jojoba
Gjithashtu eshte e rendesishme qe para se te aplikoni vajin te hidratoni fytyren me uje apo mist, tonifikues, apo serum hidratues.
Hidratuesit dhe zbutesit kane te njejtin rol: mbajtjen e nivelit
te ujit ne lekure ne nivelet optimale, por e arrijne kete ne menyra te ndryshme, dhe te dyja jane te nevojshme per nje lekure te shendetshme. Kombinimi i hidratuesit me zbutesin ne rutinen e perditshme siguron nje lekure te plote, elastike, qe thith uje ne qelizat e saj dhe ka nje barriere mbrojtese qe e mban kete uje ne to.
Kur lekura eshte e ndihmuar nga te dyja keto, ajo eshte e shendetshme dhe shkelqen.
30/12/2018
https://www.facebook.com/560476550776958/posts/1154827944675146/
Supporting Your Skin Throughout Its Lifespan - Ask The Scientists Follow your skin cells through their life. And use your understanding of the lifespan of skin cells to better care for your skin.
24/12/2018
Prodhimet "Eden's Touch"
Vaj Magnezi
Një nga mënyrat më të mira për përmirësimin e nivelit të magnezit në trupin tonë është marrja e tij nëpërmjet lëkurës.
Vaji i magnezit është një alternative e përshtatshme dhe efektive e tabletave dhe kapsulave te Magnezit.
Magnezi ndihmon shëndetin e kockave dhe lëkurës, mbështet shërimin natural të muskujve dhe ndihmon në përthithjen e kalçiumit. Eshtë i përshtatshëm për të gjitha moshat si dhe gjatë shtatëzanisë.
Mund të përdoret disa herë në ditë, duke përdorur 10-20 spray të shpërndara gjatë gjithë ditës. Për një përthithje optimale aplikohet në abdomen, krah dhe këmbë.
Ka një përqindje të lartë magnezi, 35%, dhe hidrosol pishe 65%.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Artan Lenja
Tirana