Qëndra e Formimit Profesional 4 Tiranë
Ne japim zanat! DRFPP-4 ofron trajnime profesionale per te papunet-punekerkues dhe personat qe kerkojne kualifikime te metejshme. http://www.drfpp4.al/
28/05/2026
💆♀️ KURS ESTETIKE
QFPP Nr.4 po zhvillon kursin e Estetikës, me fokus në përgatitjen praktike dhe aftësitë profesionale në fushën e kujdesit estetik.
📌 Trajnim praktik në ambiente reale pune
📌 Zhvillim i aftësive në trajtime estetike
📌 Përgatitje për tregun e punës
📌 Aftësi të fituara përmes praktikës konkrete
✨ Mëso duke praktikuar dhe ndërto karrierën tënde profesionale.
👉 Apliko tani
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
AplikoTani
📍Qendra e Formimit Profesional Publik Nr. 4 Tiranë
28/05/2026
📢 SESION INFORMUES
💻 Aftësi Digjitale
🎨 Grafik Dizajn
QFPP Nr.4 zhvilloi një sesion informues në ambientet e Western Balkans University, ku u prezantuan kurset e formimit profesional.
📌 Prezantim i programeve
📌 Aftësi praktike që përfitohen
📌 Mundësi për zhvillim profesional
✨ Formim profesional për një të ardhme më të sigurt.
👉 Apliko tani 👇
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
🎓 QFPP Nr. 4 Tiranë mori pjesë në Ditën e Karrierës në Shkollën “Besnik Sykja”, duke prezantuar kurset dhe mundësitë që ofron qendra për zhvillimin profesional të të rinjve. ✨
Apliko tani 👇
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
📍Qendra e Formimit Profesional Nr.4 Tiranë
26/05/2026
💻🌐 Në kursin “Aftësi Digjitale” në QFPP Nr. 4 Tiranë, kursantët po zhvillojnë njohuri dhe aftësi praktike që i ndihmojnë të përshtaten me kërkesat e tregut modern të punës.
Gjatë orëve mësimore, ata mësojnë përdorimin e programeve kompjuterike, komunikimin online, menaxhimin e dokumenteve digjitale dhe aftësi të tjera të domosdoshme për epokën digjitale. 📱💡
Apliko tani 👇
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
MesimDhePraktike Tirane
📍Qendra e Formimit Profesional Nr.4 Tiranë
🤝 Në kuadër të bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit profesional dhe kreativ të të rinjve, përfaqësues të FusionACT zhvilluan një sesion trajnimi me kursantët e QFPP Nr. 4 Tiranë.
Gjatë aktivitetit u prezantua programi “Aftësi për jetën dhe punën”, i cili synon zhvillimin e aftësive të buta si komunikimi, puna në grup, zgjidhja e problemeve dhe menaxhimi i konflikteve, kompetenca të rëndësishme për integrimin social dhe profesional të të rinjve.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “In the Backstage – Creative Pathway for NEET Youth in Tirana”, duke krijuar një hapësirë motivuese për fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve në tregun e punës dhe jetën sociale.
EU4Youth UNICEF ZhvillimProfesional TeRinjte SkillsForLife Tirane
📍Qendra e Formimit Profesional Publik Nr.4 Tiranë
👨🍳📚 Gjatë orëve mësimore në kursin e kuzhinës në QFPP Nr. 4, kursantët po zhvillojnë aftësi praktike dhe profesionale në përgatitjen e ushqimeve, organizimin në kuzhinë dhe punën në ekip.
Me përkushtim dhe pasion, ata po fitojnë eksperiencë konkrete që i përgatit për tregun e punës dhe sfidat e profesionit. 🍽️✨
Profesion AftesiPerJeten ZhvillimProfesional
Apliko tani 👇
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
22/05/2026
Momente gjatë orëve mësimore me temë:
“Aspektet teknike të administrimit të ndërtesave”, ku kursantët e QFPP Nr. 4 u njohën me:
• Proceset dhe teknikat e funksionimit dhe riparimeve të thjeshta
• Njohuri bazë në sistemet hidraulike, elektrike dhe elektronike
• Sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në ndërtesa
• Mirëmbajtjen e ambienteve dhe hapësirave të përbashkëta të ndërtesës
Formim profesional i orientuar drejt praktikës dhe zhvillimit të aftësive konkrete për tregun e punës.
Apliko tani 👇
https://www.puna.gov.al/profili/punekerkues/kurseFormimProfesional
📍Qendra e Formimit Profesional Publik Nr. 4 Tiranë mori pjesë në takimin “Focus Group” të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në kuadër të projektit ENTAIL, financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.
Takimi solli në fokus transformimin digjital të qendrave VET/AFP, zhvillimin e aftësive profesionale dhe sipërmarrëse, si edhe përafrimin e formimit profesional me kërkesat e tregut të punës.
Përfaqësues të institucioneve dhe sektorit privat shkëmbyen ide, eksperienca dhe rekomandime për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e më shumë mundësive për kursantët. 🤝💻
TransformimiDigjital AftesiProfesionale Tirane
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Qendra e Formimit Profesional Publik Nr. 4, me ndërmjetësimin e Z. Arjan Lile, përfaqësues i pakicës kombëtare egjiptiane në Komitetin për Pakicat Kombëtare, mori pjesë në takimin e organizuar me Avokatin e Popullit, Z. Endri Shabani, pranë këtij institucioni, në një tryezë të përbashkët diskutimi.
Në këtë aktivitet u përfshinë edhe kursantë të Qendrës me fokus në shërbimet sociale, duke kontribuar në diskutime mbi rëndësinë e formimit profesional, gjithëpërfshirjes dhe mundësive të barabarta për të rinjtë.
Qëllimi i takimit ishte njohja dhe informimi i të rinjve me institucionet e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe me rolin dhe funksionimin e institucionit të Avokatit të Popullit.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit u mirëpritën në ambientet e institucionit dhe u njohën nga afër me funksionimin e tij, procedurat e trajtimit dhe administrimit të ankesave.
✨🤝📚
TëRinj Gjithëpërfshirje Aftësim Punësim ZhvillimNjerëzor
20/05/2026
💈✂️ Kursantët e QFPP Nr. 4 gjatë orës mësimore në kursin “Berber”, duke zhvilluar aftësi praktike dhe teknika profesionale përmes praktikës dhe përkushtimit.
📚 Një profesion më shumë, një mundësi më shumë për të ardhmen!
📲 Aplikoni online përmes
e-Albania https://e-albania.al
te shërbimi “Aplikim për kurse të formimit profesional”. 
Tiranë eAlbania
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the business
Telephone
Website
Address
BUlica "Bajram Curri" Pranë Shkollës "Besnik Sykja"
Tirana
1020
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:30 |
| Tuesday | 08:00 - 16:30 |
| Wednesday | 09:00 - 16:30 |
| Thursday | 08:00 - 16:30 |
| Friday | 08:00 - 14:00 |