Brow Design - Microblading by Chiara

Brow Design - Microblading by Chiara

Share

Eyebrow microblanding tattoo •Cfare eshte Microblading? Microblading eshte nje metode qe konsiston ne vizatimin e vetulles fije pas fije, ne menyre manuale.

(Nuk eshte tatuazh i mirfillte)

•Sa kohe zgjat Microblading? Ne varesi te llojit te lekures dhe mirembajtjes pigmenti zbehet gradualisht per 18-24 muaj

•A ka dhimbje? Proçedura mund te mos jete shume komode per njerzit qe jane pak me shume sensitiv. Gjithsesi mund te perdoret anestezi per ta mbajtur dhimbjen nen kontroll ne nje ndjesi qe eshte e tolerueshme.

•Si funksionon? Pigmenti aplikohet me nje mjet specifik per kete metode, ne shtresat e siperme te lekures duke u vizatuar fije pas fije. Ne varesi te lekures dhe fijes natyrale zgjidhet lloji i gjilperes dhe pigmenti. Fijet e vizatuara jane me te holla dhe me ngjyre me te theksuar pasi perfundon procedura. Me mbrapa trashesia e fijeve zmadhohet pak dhe pigmenti zbehet deri ne 50%. Theksoj se eshte e pamundur qe me kete lloj metode pigmenti te mos zbehet apo fijet te mos trashen pas sherimit. Seanca e dyte eshte e nevojshme per te korriigjuar, duke theksuar pigmentin dhe duke vendosur fije aty ku mungojne. Seanca e dyte duhet te kryhet pas 4-6 javesh. Eshte ne demin tuaj nese doni ta kryeni me heret prandaj pergjegjesia eshte e juaja.

•Sa kohe zgjat proçedura? Maximumi i kohezgjatjes eshte 90 min

•A ka ndonje rrethane qe ndikon negativisht ne trajtimin e Microblading?

- shtatzania
- ushqimi me gji (trajtimi eshte i mundur ne rast se nuk perdoret anestezi)
- Diabeti
- Semundje te ulin imunitetin e trupit te njeriut
- Cdo lloj semundje qe shkakton gjakderdhje mbi normalen e ben te veshtire qe pigmenti te qendroje ne lekure
- Cdo lloj semundje e lekures ndikon negativisht
- Botoxi (duhet pritur dy muaj pas nderhyrjes se botoxit nese doni te kryeni Microblading)
- Tatuazhet e vjeter
- Djegia nga dielli
- Trajtimet e fytyres


•Cfare te pres gjate takimit?
- Para se te nisi procedura do behet nje konsulte ku klientit i shpejgohet se cilat jane pritshmerite per rastin dhe rezultati i mundshem
- Me pas behen matjet perkatese dhe vizatohet forma
- Zgjidhet ngjyra e duhur
- Vizatohen fijet me mjetin specifik
- Pas perfundimit te procedures vendoset nje maske boje per disa minuta
- Pasi pastrohet lekura nga boja vendoset nje lloj vazeline mjeksore dhe porositet klienti per menyren e mirembajtjes


•A duhet te perkujdesem gjate periudhes se rigjenerimit? PO, sigurohuni te shmangni cdo gje qe thuhet me poshte:

- Djersitje e tepruar, sauna, whirlpool bath dhe dush i ngrohte
- Cdo lloj lazeri apo piling kimik
- Ngacmimi, prekja apo kruajtja e vetulles
- Abuzimi me alkolin
- Ekspozimi ne erera te forta
- Nuk duhet lagur per 1 jave (Pas 1 jave para se te futeni ne dush lyehni vetullen me kremin e mirembajtjes qe do ju keshillohet, mbulojeni me letrat plastike qe perdoren kryesisht ne kuzhine dhe evitoni ujin me presion ne ate zone)

•Cfare ndodh gjate proçesit te sherimit? Vetullat tuaja do kalojne neper disa faza gjate proçesit te sherimit. Rezultati i vertete i seances se pare duket pas 4 javesh. Seanca per touch up dhe per korrektim sygjerohet te kryhet pas 4 javesh. Nese kryhet me heret rrezikohet te krijohen njolla dhe humbet pastertia e punes. Zgjedhja ne fund eshte e juaja dhe pergjegjesia gjithashtu. Ngjyra leviz nga shume e erret, ne shume te hapur pastaj theksohet serisht ne tonalitete me te buta dhe natyrale , pra kalon ne 3 faza ne keto 4-6 jave (ne varesi te lekures)

Direkt pas procedures ngjyra eshte e erret dhe fijet e mprehta, kjo sepse pigmenti eshte ende ne siperfaqe dhe nuk eshte perthithur totalisht. Me kalimin e diteve ngjyra nis te zbutet. (Mos u trembni nese shihni ngjyre ne forme fijesh ne kartopeceten kur fshini vetullen, eshte pjese normale e procesit)

Pasi boja ne siperfaqe iken, nis procesi i rigjenerimit te lekures. Qe dmth lekura thahet dhe bie. Gjate ketij proçesit mund tju krijohet ideja se ngjyra po iken shume shpejt. Ajo qe iken eshte ngjyra siperfaqesore dhe ajo qe eshte perthithur vertet nga lekura mbulohet nga lekura qe pergatitet te bjeri. Pasi i gjithe procesi perfundon pigmenti shfaqet serisht ne tonalitete shume me te buta dhe natyrale.

•Microblading nuk eshte metoda e duhur per ju nese:
- Doni nje tatuazh qe zgjat ne kohe (qe nuk rekomandohet ne fytyre)
- Nese doni nje ngjyre te zeze e cila qendron e zeze dhe pas sherimit
- Nese kerkoni nje vetull si te lyer me laps
- Nese beni tualet te ngarkuar dhe e mbuloni vetullen me make up

Kujdes: �
(Nese nuk jeni te sigurt se cfare eshte mos e kryeni si procedure. Nese nuk jeni njerez te qete gjithashtu mos e kryeni si procedure. Dhe gjithashtu mos ushtroni presion dhe stres mbi artistin qe eshte duke punuar vetullat tuaja pasi eshte nje pune qe mund te prishet nga prishja e qetesise!)
Komunikimi i mire eshte 80% e suksesit dhe eshte ne te mire tuaj! Lexoni me kujdes se cfare te prisni pasi PAGESA NUK KTHEHET MBRAPSHT NE ASNJE RAST!

02/08/2026

Closer

02/08/2026

Step by step

31/07/2026

Ky muaj ka qe sezoni i Re-touch. Serisht pas 1 viti e gjysem. Kam bere nje prekje te lehte, per te ruajtur karakteristikat e vetulles natyrale.

Photos from Brow Design - Microblading by Chiara's post 31/07/2026

Keto muaj ka qene sezoni i Re-touch. Serisht pas 1 viti e gjysem. Ne kete rast serisht kam bere nje prekje te lehte, brenda karakteristikave te vetulles natyrale

31/07/2026

🪄

Photos from Brow Design - Microblading by Chiara's post 31/07/2026

Eshte ripunuar serisht pas 1 viti e gjysem. Nuk ka nevoje per lazer pasi fijet nuk jane sfumuar, thjesht jane zbehur. I kam rene prape te njejtave fije persiper dhe sic duket pas perfundimit te touch up nuk ka me hije

31/07/2026
31/07/2026

Ne kete rast eshte bere mbushja e vetulles pa levizur formen e saj natyrale

24/06/2026

Në këtë rast është bërë zgjatja e trupi të vetullës dhe ngritje e këndit pa ndryshuar anatomine natyrale të vetullës

19/06/2026

Si fillim eshte bere heqja e punimit te vjeter.
Jane bere 3 seanca lazer.
Rezultati ne foto eshte pas seances se pare Microblading

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Address


Rruga E Elbasanit, Prane Shkolles Se Mesme Te Gjuheve Te Huaja
Tirana
VLORE/SALLONBUKURIELIDA-PRANEHOTELIKEA

Opening Hours

Monday 14:00 - 19:00
Tuesday 14:00 - 19:00
Wednesday 14:00 - 19:00
Thursday 14:00 - 19:00
Friday 14:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 12:00