Shoqata e Mjekëve Shqiptar - Dega Strugë

Shoqata e Mjekëve Shqiptar - Dega Strugë

Share

SHMSHM - Dega Strugë

05/05/2026

Numri i ri i revistës Medicus koleg/e të nderuar...

Numri i ri i revistës Medicus
Revista do të publikohet pasi që autorët të kryejnë detyrimet ndaj redaksisë.
Списанието ќе биде објавено кога сите автори ќе ги завршат обврските кон редакцијата.
The journal will be published when all authors have completed their obligations to the journal.

28/04/2026

Zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e shoqatës së Mjekëve Shqiptar në RMV

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni mban Kuvendin Qendror, zgjidhen organet e reja drejtuese

Me datë 27.04.2026 u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, ku morën pjesë kuvendarët e deleguar nga degët e qyteteve të ndryshme të vendit. Në këtë takim u diskutua mbi organizimin dhe drejtimin e mëtejshëm të shoqatës, si dhe u morën vendime kyçe për strukturat udhëheqëse.

Në kuadër të procedurave statutare, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin e tij. Për kryetar të Kuvendit u zgjodh Dr. Gojart Polisi, ndërsa për nënkryetar Doc. Dr. Nadir Ajruli. Gjithashtu, u bë verifikimi dhe konfirmimi i mandateve të anëtarëve të Kryesisë Qendrore, të deleguar nga degët përkatëse.

Pas konstituimit, Kryesia Qendrore vijoi me zgjedhjen e organeve drejtuese të shoqatës. Me votim të hapur, për kryetar të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni nga ana e kryesisë qëndrore u zgjodh Doc. Dr. Bekim Ismaili. Po ashtu, për zv. kryetar u emërua Prim. Dr. Shenasi Jusufi, ndërsa funksionin e sekretares do ta ushtrojë Dr. Alsada Veseli-Abazi.

Një falënderim i veçantë për ish-kryetarin, Prof. Dr. Nevzat Elezi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe angazhimin e palodhur ndër vite në forcimin dhe zhvillimin e shoqatës. Puna dhe përkushtimi i tij kanë lënë gjurmë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit profesional dhe në ngritjen e rolit të mjekëve shqiptarë në vend.

27/04/2026

Dr. Gojart Polisi nga Struga zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni!

Në mbledhjen e mbajtur sot, më 27 prill 2026, në ambientet e Universitetit të Tetovës, Gojart Polisi është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni.

Takimi u zhvillua në Amfiteatrin nr. 109 në Rektoratën e UT-së, me pjesëmarrjen e kandidatëve për Kuvendin Qendror dhe anëtarëve të Kryesisë Qendrore, të propozuar nga degët përkatëse.

Zgjedhja e tij pritet të sjellë përfaqësim më të fuqishëm dhe koordinim më të mirë brenda strukturave të Shoqatës

07/04/2026

Gëzuar 7 Prillin – Ditën Botërore të Shëndetit dhe Ditën e Punonjësve të Shëndetësisë! 🩺✨

Në këtë ditë të veçantë, u shprehim respekt të thellë të gjithë punonjësve të shëndetësisë – heronjve tanë të heshtur që qëndrojnë në vijën e parë çdo ditë në luftën për çdo jetë njerëzore.

🏥🛡️
Profesioni juaj nuk është thjesht një punë; është një mision fisnik. Një thirrje e mbushur me humanizëm të madh, sakrificë dhe forcë çeliku. 🤍

✨ Në momentet kur frika dhe pasiguria janë më të mëdha, ju jeni ata që sillni shpresë, ngushëllim dhe dritë.

Çdo ditë e juaja është një histori guximi. Çdo prekje e juaja është një shpresë e re. Çdo vendim i juaji është një jetë e çmuar. 🕊️🩺

Ju nuk shëroni vetëm trupa – ju shëroni shpirtra. Me durimin dhe humanizmin tuaj, ju e bëni botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë ne. 🙏🌟

Sot, më shumë se kurrë, themi FALEMINDERIT! *

Për të gjitha netët pa gjumë.
• Për vendimet e vështira të marra në heshtje.
• Për çdo buzëqeshje të kthyer dhe çdo frymëmarrje të shpëtuar. 🫂❤️

Le të jetë kjo ditë një kujtesë se puna juaj është e paçmuar dhe njerëzimi juaj - i pazëvendësueshëm.

Gëzuar 7 Prillin! Faleminderit që ekzistoni! 💐🩺🩹!💐🩺🩹

05/04/2026

Shoqata e mjekëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut - dega Strugë, zgjodhi kryesinë e re!

Sot në datë 05.04.2026, Shoqata e Mjekëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut - Dega Strugë, e mbajti takimin e radhës.
Takimin e hapi ish kryetari i degës Dr. Edmond Vejseli, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tregoi për aktivitetet e shoqatës gjatë mandatit të kaluar dhe shpallosi rendin e ditës, me këto pika:
Zgjedhja e kryesisë së re
Zgjedhja e anëtarëve të kryesisë së degës
Zgjedhja e kuvendarëve për Kuvendin Qëndror të Shoqatës dhe
Të tjera

Fjalën përshëndetëse morën edhe Dr. Armend Arsllani i cili një kohësisht është edhe kryetari i Odës së mjekëve të degës së Strugës si dhe Dr. Berat Lena

Sëpari u zgjodhën 7 anëtarët e kryesisë së degës, të cilët janë:
1. Dr. Selami Zhaku
2. Dr. Edmond Vejseli
3. Dr. Ajrie Dauti
4. Dr. Drilon Alla
5. Dr. Ajet Asani
6. Dr. Visar Leshko dhe
7. Dr. Egzon Asani

Më pas, anëtarët e kryesisë zgjodhën kryetarin dhe sekretarin e degës, ku në mënyrë unanime u vendos që për kryetar të SHMSHM dega Strugë të jetë Dr. Edmond Vejseli dhe sekretar Dr. Ajet Asani.
Për anëtar të Kuvendit qëndror u zgjodhën:
1. Dr. Egzon Asani
2. Dr. Ali Musa
3. Dr. Gojard Polisi
4. Dr. Enis Bojku
5. Dr. Jetmir Ziba

Kurse për anëtar të Kryesisë Qëndrore u zgjodhën:
1. Dr. Armend Arsllani dhe
2. Dr. Berat Lena

Në takim u bisedua gjithashtu edhe për organizimin e degës, antarësimin dhe tema të lira.

02/04/2026

FTESË ZYRTARE!

Të nderuar kolegë,
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – Dega Strugë, ju fton të merrni pjesë në takimin e radhës, në të cilin do të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë e re të degës.

📅 Data: 05.04.2026 ( E Diel)
🕒 Ora: 13:00
📍 Vendi: Hotel Mirage

📋 Rendi i ditës:
- Zgjedhja e kryesisë së re
- Zgjedhja e kryetarit dhe sekretarit të degës
- Zgjedhja e përfaqësuesve për Kuvendin Qendror
- Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të komunitetit tonë profesional.

Ju mirëpresim!

Me respekt,
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut - Dega Strugë

29/11/2025

Të nderuar koleg/e ju ftojmë në tubim masovik në mbështetje të kolegut tonë dr. Muhamed Asani !
Sot është dr. METI nesër mund të jesh TI!

Photos from Shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë's post 22/10/2025

Takimet profesionale mjeksore 2025,programi final

Photos from Shoqata e Mjekëve Shqiptar - Dega Strugë's post 21/10/2025

TAKIME PROFESIONALE MJEKËSORE STRUGË 2025 - PROGRAMI FINAL

21/10/2025

# # # TAKIM PROFESIONAL MJEKËSOR 23-26 Tetor.

Skeno barkodin për të parë programin!

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Struga?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Struga