Mesimet e Dioles
SHUMË KAFE MUND TË DOBËSOJË KOCKAT, SIPAS NJË STUDIMI QË ZGJATI MBI NJË DEKADË
Një studim vëzhgues 10-vjeçar, që ndoqi 9,704 gra të moshës 65 vjeç e lart, analizoi lidhjen afatgjatë midis konsumimit të kafeinës dhe densitetit mineral të kockave (BMD) në ije dhe në qafën e femurit.
Rezultatet treguan se konsumimi i rregullt i çajit lidhej me një densitet pak më të lartë të kockave në zonën e ijeve, krahasuar me gratë që nuk konsumonin çaj. Edhe pse diferenca ishte e vogël, kjo lidhje mbeti statistikisht domethënëse gjatë gjithë periudhës 10-vjeçare të monitorimit.
Nga ana tjetër, konsumimi i kafesë mund të paraqesë rrezik kur sasitë janë të larta. Konsumi i moderuar, i përcaktuar si 2–3 filxhanë në ditë, nuk tregoi ndonjë ndikim të qartë negativ në densitetin e kockave.
Megjithatë, gratë që konsumonin më shumë se 5 filxhanë kafe në ditë kishin densitet mineral kockor më të ulët. Ky efekt dukej më i theksuar te gratë me konsum më të lartë të alkoolit gjatë jetës.
Studiuesit sugjerojnë se përbërësit e çajit, si flavonoidet dhe fitoestrogjenet, mund të nxisin aktivitetin e osteoblasteve qelizat që ndihmojnë në formimin e kockës ose të reduktojnë resorbimin kockor.
Në të kundërt, marrja e tepërt e kafeinës nga konsumimi i lartë i kafesë mund të rrisë nxjerrjen e kalciumit përmes urinës.
Liu R.Y. & Liu E. (2025) Longitudinal Association of Coffee and Tea Consumption with Bone Mineral Density in Older Women: A 10-Year Repeated-Measures Analysis in the Study of Osteoporotic Fractures, botuar në Nutrients. DOI: 10.3390/nu17233660.
13/09/2026
Pse Dr. Botanica Angel wash është zgjidhja ideale për flokët dhe trupin e fëmijëve tuaj, bebeve, por dhe për veten tuaj.
* Pa SLS & SLES
* Pa silikone
* Pa ngjyrues
* 88.5% me origjinë natyrale
* Me Panthenol (Pro-Vitaminë B5)
* Me Bisabolol
* Me vaj esencial livandoje
* Me Vitaminë E
* Formulë tear-free pra nuk shkakton lot gjatë larjes
* E testuar dermatologjikisht
* Pa testime në kafshë
* Prodhuar në BE
* Për lëkurën dhe skalpin delikat të fëmijëve
E lumtur kur e shikoni dhe provoni vetë.
www.drbotanica.com
+38349855666 whats app
Fëmijët meritojnë vetëm produkte të sigurta për lëkurën dhe flokët e tyre! 💗
Pa SLS, pa SLES, prodhim 🇪🇺, i pa testuar në kafshë, i testuar nga dermatologë pediatër, ~90% natyrale.
www.drbotanica.com
12/09/2026
Gjithmonë mirënjohëse ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë 🇦🇱🇽🇰
Në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2020, studiuesit e FDA-së zhvilluan studime për të cilat pothuajse askush nuk flet.
Vullnetarë të shëndetshëm aplikuan kremra të zakonshëm kimikë kundër diellit, sipas udhëzimeve në etiketë dhe në sasinë e rekomanduar. Më pas, studiuesit analizuan gjakun e tyre.
Avobenzone. Oxybenzone. Octocrylene. Homosalate. Octisalate. Octinoxate.
Çdo përbërës aktiv që u testua kaloi përmes lëkurës dhe u zbulua në plazmën e gjakut, dhe kjo ndodhi që pas një dite përdorimi. Përqendrimet kaluan pragun prej 0.5 nanogramësh/ml, prag që FDA përdor për të përcaktuar nëse një substancë kërkon studime të mëtejshme toksikologjike.
Disa prej këtyre substancave vazhduan të ishin të detektueshme në organizëm edhe javë pasi përdorimi ishte ndërprerë.
Kujdes! Zgjidhni linjë bimore për lëkurën tuaj, si
Po sikur rrudhat të mos fillonin nga mosha, por nga ajo që vendos çdo ditë në pjatë? 🫣
Fast food-et, vajrat vegjetale të përpunuar, pijet energjike, sheqernat dhe ushqimet e rafinuara favorizojnë një ngarkesë më të lartë acidike në dietë.
Trupi punon vazhdimisht për të ruajtur ekuilibrin acido-bazik, ku përfshihen edhe mineralet si kalciumi.
Prandaj mos ushqe vetëm lëkurën me kremra. Ushqe trupin nga brenda.
Shto më shumë ushqime alkaline dhe të pasura me minerale: susam, chia, fasule, spinaq, avokado, qumësht dhe kos.
Dhe kujdesu për hidratimin; mund të zgjedhësh ujë me pH më të lartë si Active+ Alkaline Water
Rrudhat shfaqen në fytyrë, por historia e tyre mund të ketë filluar shumë më herët, pra në pjatën tënde.
Çanta është gati për shkollë. Po truri, a është?
Me fillimin e shkollës vijnë fokusi, përqendrimi dhe orët e gjata të mësimit ndaj pikërisht tani ia vlen t’i kushtojmë vëmendje edhe “ushqimit” të trurit.
Vaji i mëlçisë së merlucit siguron DHA + EPA (Omega3), si edhe vitaminat A dhe D si lëndë ushqyese të rëndësishme për zhvillimin dhe funksionimin normal të trurit, shikimin, kockat dhe sistemin imunitar.
Sepse trurit s’mund t’i kërkojmë nota 10… duke e ushqyer për 5.
Lysi është vaji i mëlçisë së merlucit pa Mërkur dhe e gjeni në çdo farmaci
05/09/2026
Gruaja gjidhënëse, në 6 muajt e parë të gjidhënies, humbet rreth 20% të densitetit të kockave.
Nëse nuk e rikuperon këtë pjesë nëpërmjet ushqimit apo suplementimit, dhe aq më tepër nëse ka edhe fëmijë të tjerë dhe periudha të përsëritura gjidhënieje, atëherë ky densitet i kockave humbet.
Prandaj, gjatë gjidhënies kujdesuni që dieta të përmbajë ushqime të pasura me kalcium:
• Kos
• Kefir
• Qumësht
• Djathë
• Sardele
• Salmon
• Susam
• Tahini
• Fara chia
• Bajame
• Brokoli
• Fasule të bardha
• Qiqra
Nga djersa te dridhja e qepallës… lidhja që ndoshta s’e dije!
Djersitja nuk largon vetëm ujë.
Studimet tregojnë se përmes djersës humbasim edhe elektrolite dhe minerale, përfshirë magnezin. Gjatë aktivitetit fizik dhe ekspozimit në nxehtësi, këto humbje mund të rriten.
Po dridhja e qepallës?
Magnezi është i rëndësishëm për funksionimin normal të nervave dhe muskujve. Hipomagnezemia mund të rrisë eksitabilitetin neuromuskular dhe të shoqërohet me tremor apo fascikulacione (dridhje të pavullnetshme muskulore).
Magnesium: The Forgotten Electrolyte A Review
Hypomagnesemia and Movement Disorders: A Systematic Review
Ku e gjejmë magnezin?
Fara kungulli, bajame, kakao e zezë, spinaq dhe perime me gjethe jeshile, avokado, bishtajore dhe drithëra integrale.
Edhe suplementimi me magnez ka rëndësinë e vet. Mos prit që trupi të “bërtasë” për magnez.
Ushqimi është baza, por kur nevojat rriten, humbjet shtohen ose marrja nuk mjafton, suplementimi mund të jetë pjesë e zgjidhjes.
Principium është me disa lloje magnezi dhe e gjeni në çdo farmaci.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Address
AHMET KACIKU
Ferizaj
70000