Teqeja e Halvetive Damjan

Teqeja e Halvetive Damjan

Share

Feature

24/08/2026

Njfotim

23/07/2026

“Sot bëhen 5 vjet që Shejh Besimi mori postin e shehut. Lusim Allahun e Madhëruar t’i japë shëndet, jetë të gjatë dhe sukses në shërbimin ndaj fesë dhe besimtarëve. Allahu e ruajtë dhe e forcoftë në rrugën e drejtë.

22/07/2026

ِسْمِ ٱللَّٰهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Me rastin e 5-vjetorit të Hilafetit, i shprehim urimet më të sinqerta dhe respektin më të thellë Babës tonë të nderuar, Shejh Besimi Shehut.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta ruajë nën mëshirën dhe mbrojtjen e Tij, t’i dhurojë shëndet, jetë të gjatë, urtësi, forcë dhe bereqet në shërbimin e fesë, të tarikatit dhe të gjithë besimtarëve.

Allahu e shpërbleftë për mundin, sakrificën, këshillat dhe edukimin shpirtëror që ka dhënë gjatë këtyre viteve. U bëftë gjithmonë burim drite, dashurie, diturie dhe afërsie me Allahun për të gjithë muridët dhe dashamirët.

Urime ky 5-vjetor i Hilafetit! Allahu e bekoftë rrugëtimin e Tij dhe ia shtoftë nderin, suksesin dhe shërbimin në rrugën e Hakut për shumë vite të tjera. 🌹🤲 Amin!

14/06/2026

Njoftim:

Muaji Muharrem është muaji i parë i vitit islam dhe një nga katër muajt e shenjtë në Islam. Allahu i Madhëruar e ka veçuar këtë muaj me nder dhe respekt të veçantë.

Agjërimi i ditës së Ashurasë është një vepër me vlerë të madhe. Profeti Muhamed ﷺ ka treguar se agjërimi i kësaj dite shpresohet të shlyejë mëkatet e vitit të kaluar.

Muharremi na kujton:

* Fillimin e një viti të ri islam.
* Pendimin dhe afrimin me Allahun.
* Vlerën e agjërimit dhe adhurimit.
* Sakrificën, durimin dhe besimin e profetëve.

“Allahu e bëftë këtë muaj Muharrem fillim të bereqetit, paqes dhe mirësive për ty dhe familjen tënde. Na dhuroftë besim të fortë, shëndet dhe suksese në çdo hap. Amin.” 🤲 🌙

Ziqri fillon mbas namazit te akshamit prej ores:20:25

Me respekt:Shejh Besim Shehu

27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajrami!
Allahu ta mbush zemrën me paqe, sofrën me bereqet dhe jetën me shëndet, lumturi e mirësi.
Qoftë kjo festë shkak për falje, afrimitet me familjen dhe pranimin e lutjeve e kurbaneve tona.
Urime ty dhe familjes sate, me dashuri, harmoni dhe begati në çdo hap!

26/05/2026

Urime Kurban-Bajrami

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj të gjithë besimtarëve kudo që ndodhën festen e sakrificës (Kurban Bajramin).
Kurban Bajrami nuk është vetëm therja e kurbanit, por është sakrificë, devotshmëri dhe afrim ndaj Allahut me zemër të pastër dhe vepra të mira.
Namazi i Kurban-Bajramit falet 5:40

Me respekt Shejh Besim Shehu

19/05/2026

10 ditët e para të muajit Dhul-Hixhe janë ndër ditët më të vlefshme në Islam. Për to ka folur edhe Muhamedi duke thënë se veprat e mira në këto ditë janë më të dashura tek Allahu se në ditët tjera.

Disa nga veprat më të mira në këto 10 ditë janë:

* Namazi me rregull dhe nafile
* Agjërimi, sidomos dita e Arafatit
* Leximi i Kuranit
* Dhikri:
“Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber ve lil-lahil hamd”
* Sadakaja dhe bamirësia
* Pendimi dhe duatë
* Kurbani për ata që kanë mundësi

Dita e 9-të është dita e Dita e Arafatit, ndërsa dita e 10-të është Kurban Bajrami.

Një dua e bukur për këto ditë:

“Allahumme inneke afuvvun tuhibbul afve fa’fu anni.”
O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, më fal mua.

Allahu i pranoftë ibadetet tua në këto ditë të bekuara

Me respekt:Shejh Besim Shehu

20/03/2026

Profeti Muhamed (s.a.v.s.) ka thënë:
“Unë jam qyteti i diturisë, ndërsa Aliu është porta e tij”
"Fjala e Aliut është më e mira ndër gjithë të tjerat"

Sulltan Novruzi ardhtë i mbarë për të gjithë!

Njjoftim. “HU”

Të dashur muhib, të nderuar dashamirës të Teqesë sonë, ju njoftoj se nesër me dt. 21/03/2026 e shtunë në ora 18:30 do të mblidhemi në Teqenë tonë në Demjan për Zikër për nder të Ditës së Sulltani Novruzit kurse darka shtrohet në ora 19:30 Zoti na ruajtë të gjithëve, e na bashkoft me Ehli-Bejtin.

Me respekt:Shejh Besim Shehu

19/03/2026

NJOFTIM

Të dashur muhib, të nderuar dashamirës të Teqesë tonë, ju njoftoj se me dt. 20/03/2026 është dita e Fiter-Bajrami, ne po ndahemi nga një musafir i çmuar, për 30 ditë ndoqem një kurs ndryshimi shpirtëror moral e fizik. Zoti na pranoftë Ibadetet All-llahu qoftë i kënaqur me ne.

Namazi i Fiter-Bajramit falet ne ora: 06:18

Me rrespekt
Shërbëtori i Teqesë Demjan
Shejh Besimi Shehu

12/03/2026

5 Vite pa ty, i dashuri ynë, azizi ynë, udhërrëfyesi ynë i shpirtit Baba Shejh Bajram.
Në këtë muaj të shenjtë lutemi për shpirtin tënd të bardh e human që e kishe.Lutjet tona na u bëfshin kabull inshaAllah.Amin🤲

Do të kujtojmë gjithmonë sa ta kemi jetën BABË.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Gjakova?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Lagjja Shehut
Gjakova
50000