Morea Nails
Morea Nails, ben mbjelljen dhe dizajnimin e thonjeve me produktet me te avansuara amerikane CND dhe OPI. Ju mirepresim! Kontakti: 044620745 & 049448434
Është e jashtëzakonshme se sa të rëndësishëm janë thonjtë në anatominë e njeriut. Derisa thonjëve u kushtohej mjaft kujdes qysh në vitet 3800 para erës së re, në Egjiptin e Vjetër, sot funksionaliteti i thonjëve është i shumëfishtë. Thonjtë jo vetëm që luajnë rol mbrojtës për gishtat si gjymtyrë, por me avansimin e jashtëzakonshëm teknologjik, ka evoluar edhe teknologjia e përpunimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Kjo do thotë se thonjtë sot përbëjnë pjesën më dekorative në paraqitjen estetike të çdo njeriu. Kjo vlen edhe për meshkujt, por për femrat përbën diçka të padiskutueshme.
Është gjinia e bukur që kultivon në vazhdimësi kulturën e mirëmbajtjes së thonjëve, si tendencë e shëndoshë për të marshuar në një hap me kohën. Ideja nuk qëndron vetëm përbrenda qëllimit të mirëmbajtjes si koncept higjenik, por edhe në sensin artistik të fjalës. Të kesh thonjë të shëndoshë është e domodsoshme, por të kesh thonjë të shëndetshëm dhe të bukur, është unike.
Është e pashpjegueshme se çfarë pamje mund të marrin thonjtë përmes aplikimit të artit, në një hapsirë aq të vogël. Po shtojmë një frazë që më tepër shërben për vajzat e pamartuara, i referohemi disa studimeve që thonë se një mashkull pëlqyeshmerinë ndaj një femre e ka të lidhur me duart, respektivisht thonjëve. Ndërsa për të martuarat, ja vlen të keni thonjë të bukur për vetën tuaj në radhë të parë e pse jo edhe për më të dashurit. Komoditeti është shumë i rëndësishëm. Një fjalë në formë batute thotë: “Para se t’ja bësh me gisht dikujt, sigurohu që me gishtin të jesh në rregull”. Me respekt,
MOREA NAILS
07/07/2026
Summer nails 🏖️☀️
Morea Nails💅
Për rezervime kontaktoni në DM 🤩
24/12/2025
🥂
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Gjakova
50000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 08:00 - 17:00 |
| Wednesday | 08:00 - 17:00 |
| Thursday | 08:00 - 17:00 |
| Friday | 08:00 - 17:00 |