Essential Care Kosova

Essential Care Kosova

Share

Korean Skincare products

31/10/2023
Photos from Essential Care Kosova's post 05/08/2023

Një nga produktet që nuk duhet të ju mungoj në rutinen e juaj të përditshme është SPF.Gjeni disa nga to në .caree

02/06/2023

Back in stock.
SPF nga Beauty of Joseon.
Per porosi dhe detaje na kontaktoni ne DM📥

02/06/2023

Back in stock.
Essenca nga Cosrx tani ne gjendje.
Per porosi ju lutem na kontaktoni ne DM📥

11/05/2023

Perfitimet nga krema NEOGEN snail mucin.

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

JUMISO Waterfull Hyaluronic Cream

Ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe minimizimin e shenjave të para të moshës, sepse rrit dukshëm elasiticitetin e lëkurës. Tekstura e kremit është xhelore dhe përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë këtë krem të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë të yndyrshme. Nuk bllokon aspak poret dhe siguron hidratim të thellë. Ky produkt ka formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Perdorimi:

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Cmimi : 22€

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

JUMISO Waterfull Hyaluronic Sunscreen SPF50+ PA++++

Ky krem përmban 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, të cilët depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, falë masës së vogël molekulare. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e formuluar me bazë uji, saqë përthithet menjëherë pa lënë aspak njollë të bardhë në lëkurë. Ky krem përmban teknologjinë e patentuar UNI-FINE™️, e cila premton hidratim dhe mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të diellit, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Perdorimi:

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme.

Cmimi: 18€

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

MARY & MAY Rose Collagen Mist Serum

Është një serum në formë spray për fytyrën, i cili mund të aplikohet dhe riaplikohet sa herë të jetë e nevojshme! Nga vetë emri që ka ky serum është i formuluar me 10,050 ppm ujë trëndafili Damask dhe 10,000 ppm kolagjen. Këta të fundit në bashkëveprim me njëri-tjetrin, rrisin elasticitetin e lëkurës dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës, duke i dhuruar lëkurës një pamje më rinore dhe plot freski!

Formulimi me vajra si: ulliri, jojoba dhe avokado të përbërë me vitaminat E dhe B, forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës

Gjithashtu ky spray përmban niacinamide , që ndihmojnë në minimizimin e dukjes së poreve, në zbehjen e njollave kafe.

Perdorimi:

Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.

Cmimi: 25€

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Sunscreen SPF50+ PA++++

Ky krem ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit UV, duke mos lejuar aspak depërtimin e tyre në lëkurë. Formulimi i tij me teknologjinë e patentuar Hypersion™️ bën të mundur që ky krem të mos lërë aspak ndjesi ngjitjeje në lëkurë.

Perdorimi:

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme.

Cmimi 16€

21/03/2023

COSRX AHA 7 Whitehead Power Liquid

Është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Veçoria e këtij produkti ështe se në përmbajtjen e tij nuk ka ujë mineral, por ujë nga fruti i mollës, që maksimizon benefitet e eksfolimit.

Perdorimi:

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Cmimi: 20€

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

MARY & MAY White Collagen Cleansing Foam

I formuluar me 46.6% kolagjen ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Nga ana tjetër niacinamidet (vitamina B3), ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Gjithashtu ky larës ndihmon në minimizimin e poreve.I pershtatshem per te gjitha tipet e lekures.

Perdorimi:

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Cmimi: 17€

Photos from Essential Care Kosova's post 21/03/2023

MARY & MAY Houttuynia Cordata + Tea Tree Serum

Ky serum ndryshe mund të cilësohet si "mrekulli" për të trajtuar aknet! Sigurisht këtë e bën të mundur formulimi me 85% ekstrakt të bimës Houttuynia Cordata dhe 9.7% ekstrakt të pemës së çajit. Të dy këta përbërës bashkëveprojnë më së miri për të trajtuar aknet, minimizuar inflamacionin, skuqjen dhe sensitivitetin në lëkurë. Kanë veti antibakteriale, antimykotike dhe anti-inflamatore.
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Perdorimi:

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Cmimi: 20€

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Telephone

Website

Address


Pristina
10000