Marine Skincare

Marine Skincare

Share

Çdo lëkurë ka historinë e saj!
🌊Tretmane për lëkurën nga thellësitë e detit & rutina të personalizuara
💫 Ambient privat dhe relaksues

Photos from Marine Skincare's post 09/10/2026

🎀 MARINE SKINCARE GOES PINK 🎀

Tetori Rozë është një muaj që na kujton rëndësinë e kujdesit për veten, ndërgjegjësimit dhe kontrolleve të rregullta për shëndetin tonë.

💕 Zbulimi i hershëm shpëton jetë! Kontrollohu!

🌊 Këtë tetor, Marine Skincare i bashkohet aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukative në luftën kundër kancerit të gjirit, në bashkëpunim me organizatën Have Hope Kosova.

🎀 Për çdo trajtim të realizuar gjatë muajit tetor, Marine Skincare do të ndajë 10 € për këtë kauzë.

Shuma e mbledhur gjatë muajit do t'i dhurohet organizatës Have Hope, e cila përmes aktiviteteve të saj, mbështetjes emocionale dhe përkushtimit të vazhdueshëm qëndron pranë grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Me këtë iniciativë dëshirojmë që çdo moment kujdesi për veten të shndërrohet edhe në një gjest solidariteti dhe mbështetjeje për gratë që përballen me këtë sfidë. 💗

25/09/2026

Çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme dhe çdo trajtim duhet t’i përshtatet asaj.

Në Marine Skincare, protokolli personalizohet sipas gjendjes momentale të lëkurës, duke kombinuar procedurat dhe produktet e duhura për të arritur efektin maksimal.🌊

Nga hidratimi intensiv dhe mbështetja e barrierës së lëkurës, çdo hap zgjidhet me një qëllim të caktuar.

Rezultatet më të mira nuk vijnë nga një protokoll standard, por nga një protokoll i krijuar për lëkurën tënde dhe nevojat e saj në atë moment. Për lëkurë të hidratuar, të freskët dhe me shkëlqim të dukshëm.

20/09/2026

🎁 GIVEAWAY – 5 FITUES! 🎁

Marine Skincare dhuron 5 kremra hidratues DERMA CONTROL, të përshtatshëm për lëkurë me akne. 💚

Si të marrësh pjesë?

🌊 Follow faqen Marine Skincare
👯‍♀️ Përmend 3 miq/mikesha në koment
🤍 Edhe personat që përmend duhet të bëjnë follow faqen tonë

🎁 5 fitues do të përzgjidhen rastësisht dhe do të njoftohen publikisht në faqen tonë.

📅 Giveaway fillon sot, 20.09.2026 dhe përfundon më 29.09.2026, në ora 20:00.

Don't miss this opportunity to elevate your skincare routine!

Photos from Marine Skincare's post 19/09/2026

Microneedling – rezultatet varen nga mënyra si realizohet.

Microneedling nuk është thjesht kalimi i pajisjes mbi lëkurë. Për një trajtim të sigurt dhe efektiv rëndësi ka çdo detaj i protokollit.

🔹 Thellësia e gjilpërave përshtatet sipas zonës, tipit të lëkurës dhe shqetësimit që trajtohet. Më thellë nuk do të thotë domosdoshmërisht rezultat më i mirë.

🔹 Distanca ndërmjet seancave duhet të respektojë kohën që i nevojitet lëkurës për rikuperim dhe procesin e rimodelimit.

🔹 Kombinimi me procedura të tjera planifikohet me kujdes. Chemical Peel, LED Therapy apo trajtime të tjera mund të plotësojnë protokollin, por koha dhe mënyra e kombinimit janë po aq të rëndësishme.

🔹 Kujdesi pas Microneedling është pjesë e trajtimit. Hidratimi, mbështetja e barrierës së lëkurës dhe mbrojtja rigoroze nga dielli ndihmojnë në rikuperim dhe në arritjen e rezultateve optimale.

🌊 Në Marine Skincare, Microneedling realizohet me protokolle të personalizuara, të përshtatura sipas lëkurës, nevojave dhe objektivit të trajtimit.

17/09/2026

Rikthehemi te Chemical Peel!

Vjeshta është periudha ideale për t’iu rikthyer trajtimeve profesionale me acide dhe për të punuar me ndryshimet që vera mund të ketë lënë në lëkurë. 🍂

Chemical Peel ndihmon në përmirësimin e:
• hiperpigmentimit dhe njollave
• teksturës jo të njëtrajtshme
• poreve të dukshme
• akneve dhe komedoneve
• vijave të holla
• lëkurës së zbehtë dhe pa shkëlqim

Duke nxitur eksfolimin dhe rigjenerimin e lëkurës, Chemical Peel ndihmon në rikthimin e një pamjeje më të pastër, të lëmuar dhe të njëtrajtshme.

Në Marine Skincare, çdo Chemical Peel personalizohet duke përzgjedhur acidin apo kombinimin e acideve të duhura, në varësi të tipit të lëkurës dhe shqetësimit që dëshirojmë të trajtojmë. 🌊

📩 Rezervo trajtimin tënd në Marine Skincare Boutique.

15/09/2026

4 ngjyra. 4 efekte. Një terapi e personalizuar.
💡 LED Light Therapy – drita e duhur, sipas nevojave të lëkurës.

🔴 Drita e kuqe – stimulon kolagjenin & rigjenerimin
🔵 Drita e kaltër – ndihmon te lëkura me tendencë akneike
🟢 Drita e gjelbër – ndihmon në uniformizimin e tonit & pigmentimit
🟡 Drita e verdhë – qetëson skuqjen & lëkurën e ndjeshme

12/09/2026

Rikthehemi te Microneedling!

Pas muajve me ekspozim më të lartë në diell, vjeshta është koha ideale për t’iu rikthyer trajtimeve që stimulojnë rigjenerimin e lëkurës.

Microneedling stimulon prodhimin natyral të kolagjenit dhe ndihmon në përmirësimin e:
• cikatriceve post-akne
• rrudhave të imëta
• poreve të dukshme
• teksturës së lëkurës
• hiperpigmentimit

Një trajtim që punon me mekanizmat natyralë të rigjenerimit të lëkurës, ndërsa në Marine Skincare çdo seancë realizohet sipas një protokolli të personalizuar dhe kombinohet me produkte të veçanta, të pasura me përbërës aktivë me origjinë nga deti. 🌊

📩 Rezervo seancën tënde në Marine Skincare Boutique.

10/09/2026

Në Marine Skincare, kombinojmë procedura të ndryshme në një protokoll të përshtatur sipas tipit, gjendjes dhe nevojave të lëkurës, me qëllim që çdo hap të plotësojë tjetrin dhe rezultatet të jenë maksimale.

Protokoll i personalizuar, me përbërës të veçantë nga deti 🌊

06/09/2026

Është kënaqësi të kujdesesh për lëkurën e Donnës dhe Lindritit, një çift i përkushtuar dhe i rregullt si në trajtime, ashtu edhe në rutinën e kujdesit për lëkurën në shtëpi, që në çdo vizitë sjellin me vete energjinë e tyre pozitive.

Përmes protokolleve të personalizuara, të përshtatura sipas tipit dhe nevojave të lëkurës së secilit, punuam gradualisht drejt një lëkure të shëndetshme, të freskët dhe plot shkëlqim.

Dhe në ditën e tyre më të veçantë, rezultatet flasin vetë, një wedding glow që e plotësoi bukur paraqitjen e tyre.

Faleminderit Donna & Lindrit që na besoni kujdesin për lëkurën tuaj, në rrugëtimin drejt kësaj dite kaq të veçantë dhe në vazhdimësi . 🤍

Marine Skincare — kujdes i personalizuar, rezultate që shkëlqejnë. 🌊

03/09/2026

Pas verës, lëkura shpesh ka nevojë për pak më shumë kujdes. ☀️🌊

Ekspozimi në diell, nxehtësia dhe ditët e gjata të verës mund ta lënë atë të dehidratuar, pa freskinë dhe shkëlqimin e zakonshëm.

Oxygen Therapy ndihmon t’i rikthejmë lëkurës hidratimin, freskinë dhe pamjen e rigjallëruar.

Një moment relaksi dhe kujdesi për të mirëpritur sezonin e ri. 🤍

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Pristina?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Pristina
10000

Opening Hours

Monday 10:00 - 18:00
Tuesday 10:00 - 18:00
Wednesday 10:00 - 18:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 10:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Marine Skincare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Pristina.