Swissmed Kosova
Swissmed Kosova fokusohet në sektorin e shëndetësisë, kryesisht në fushën e laboratorëve të Biokimisë.
23/09/2026
EUROBlotMaster në Laboratorin Elita Plus në Prishtinë
Laboratori Elita Plus në Prishtinë zgjeron kapacitetet e tij diagnostikuese me EUROBlotMaster nga EUROIMMUN, sistem semi-automatik për përpunimin profesional dhe të standardizuar të imunobloteve.
EUROBlotMaster mundëson realizimin e një game të gjerë analizash në fushën e alergjisë, duke përfshirë alergjitë ushqimore dhe inhalatore, proteinat e qumështit, alergjitë ndaj helmit të insekteve dhe intoleranca ushqimore.
Njëkohësisht, teknologjia imunoblot e EUROIMMUN ofron një portofol të gjerë diagnostikues edhe për sëmundjet autoimune dhe infektive, duke i mundësuar laboratorit zgjerimin e shërbimeve me analiza të specializuara.
Falënderojmë Laboratorin Elita Plus për besimin dhe stafin e tyre profesional për bashkëpunimin gjatë instalimit dhe implementimit të sistemit.
Swissmed Kosova
Distributor i Autorizuar i EUROIMMUN për Kosovë
28/08/2026
EmA përmes IIFT. Kur pattern-i bëhet pjesë e diagnostikimit.
Në diagnostikimin serologjik të sëmundjes së celiakisë, antitrupat anti-endomizialë (EmA) njihen për specificitetin e tyre shumë të lartë.
Përmes metodologjisë IIFT (Indirect Immunofluorescence Test), prania e EmA mund të identifikohet vizualisht nga pattern-i karakteristik i fluorescencës.
Në substratin e mëlçisë së majmunit, një rezultat pozitiv karakterizohet nga ngjyrosja karakteristike e strukturave sinusoidale, duke mundësuar një interpretim të qartë nga profesionisti i laboratorit.
EmA IIFT nga EUROIMMUN ofron një metodë të rëndësishme për konfirmimin serologjik të sëmundjes së celiakisë, si plotësim i testimit të tTG.
Sepse në IIFT, rezultati nuk është vetëm një numër , pattern-i mund të shihet.
SEE THE PATTERN. SUPPORT THE DIAGNOSIS!
11/06/2026
Instalimi i suksesshëm i EUROIMMUN Analyzer I-2P në Poliklinikën & Laboratorin Vitalab
Swissmed Kosova ka përfunduar me sukses instalimin, validimin dhe trajnimin e stafit për sistemin EUROIMMUN Analyzer I-2P, një platformë moderne për përpunimin e analizave me metodën ELISA.
Ky investim mundëson përpunim të standardizuar dhe efikas të analizave në fushën e sëmundjeve autoimune, sëmundjeve infektive dhe analizave hormonale, duke kontribuar në rritjen e saktësisë, besueshmërisë dhe produktivitetit laboratorik.
Bashkëpunimi ndërmjet Vitalab, EUROIMMUN dhe Swissmed Kosova përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm drejt avancimit të diagnostikës laboratorike në Kosovë.
Falënderojmë ekipin e Vitalab për besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
Së bashku po ndërtojmë standarde të reja në diagnostikën laboratorike.
Swissmed Sh.p.k. – Distributor i Autorizuar i EUROIMMUN për Kosovë.
+38349891333
Email: [email protected]
Instalimi i analizatorit EuroBlotOne nga Euroimmun në laboratorin “LABBIOHEM”!
Zgjidhje moderne dhe e automatizuar për procesimin e imunobloteve.
Ky sistem mundëson diagnostikë të avancuar dhe të standardizuar në një gamë të gjerë analizash, duke përfshirë:
-Testimin e alergjive dhe intolerancës ushqimore
-Sëmundjet autoimune
-Sëmundjet infektive
Plotësisht automatik, me gjurmueshmëri të plotë dhe interpretim të standardizuar të rezultateve, EUROBlotOne kontribuon në rritjen e efikasitetit laboratorik dhe besueshmërisë diagnostike.
Falënderojmë Laboratorin LABBIOHEM për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në sjelljen e teknologjive më të avancuara diagnostike në Kosovë.
Swissmed Kosova
Distributor i autorizuar për Euroimmun në Kosovë!
+3834989133
[email protected]
05/11/2025
Laboratori mjekësor - Dialab në Prizren është pajisur me analizatorin EuroBlotMaster nga EUROIMMUN, një sistem semi-automatik i avancuar për përpunimin e imunobloteve në testet për:
🔹 Alergji
🔹 Intolerancë ushqimore
🔹 Sëmundje infektive
🔹 Sëmundje autoimune
EuroBlotMaster mundëson përpunimin e deri në 44 mostrave njëkohësisht, duke ofruar:
✅ Saktësi të lartë
✅ Cilësi të qëndrueshme
✅ Shpejtësi dhe efikasitet në punë
Kjo pajisje e teknologjisë gjermane përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të laboratorëve dhe rritjes së cilësisë së analizave diagnostike në vend.
Swissmed Shpk,
Distributor i EUROIMMUN për Kosovë
16/10/2025
Një hap tjetër drejt përsosmërisë diagnostike!
Laboratori IKRE në Prizren tashmë i bashkohet rrjetit të laboratorëve modernë të avancuar që mbështeten në EUROIMMUN për diagnostifikimin e saktë të alergjive, sëmundjeve autoimune dhe infektive.
EUROBlotOne është një analizator plotësisht automatik që falë teknologjisë së avancuar garanton saktësi, besueshmëri dhe efikasitet maksimal në përpunimin e imunobloteve.
EUROIMMUN vazhdon të fuqizojë laboratorët modernë me zgjidhje që vendosin standarde të reja në diagnostikë.
Swissmed Shpk,
Distributor i Euroimmun për Kosovë
Kontakti:
+383 49 891 344
[email protected]
https://swissmed-ks.com/
https://www.euroimmun.com/
02/10/2025
✨ A e dini?
Jo çdo ilaç është i sigurt për të gjithë. Disa barna mund të shkaktojnë reaksion alergjik të fshehur që rrezikon shëndetin tuaj.
🧪 Me testimin për alergjitë ndaj barnave ju dhe mjeku juaj mund ta zbuloni këtë para se të jetë vonë.
✅ Trajtim më i sigurt
✅ Kujdes i personalizuar
✅ Qetësi mendore
Swissmed në mënyrë ekskluzive ju sjellë më afër jush testimin më të avancuar për alergjitë në barna.
👉 Pyesni mjekun tuaj ose laboratorin tuaj më të afërt për testimin e alergjive ndaj barnave.
17/09/2025
Tashmë, në laboratorin tonë mund të kryeni testimet për alergjitë ndaj barnave me metodën ELISA – me saktësi 98–100% dhe rezultate që merren brenda ditës! 💉
✅ Testim individual për çdo antibiotik ose analgjezik
✅ Pa nevojë për panele
✅ Efiçencë dhe besueshmëri maksimale
Për shkak të kërkesës së madhe, caktoni termin tuaj paraprakisht.
📍Ju mirëpresim në Laboratorin & Poliklinikën Ndriçimi-RM
27/08/2025
🧪 Testet për Alergji në Barna
A keni pasur ndonjëherë reaksione pas marrjes së një ilaçi?
Me testin inovativ tani mund të zbuloni me saktësi të lartë nëse bëhet fjalë për alergji të tipit I (IgE të ndërmjetësuar).
✅ Metodologjia ELISA siguron rezultate më të sakta duke eliminuar ndërhyrjet dhe duke matur vetëm IgE specifike.
✅ Testim i shumë alergjenëve njëkohësisht.
✅ Rezultate të shpejta, të sigurta dhe të besueshme.
📍 Kryhet në laboratorë të autorizuar me standarde ndërkombëtare.
📞 +383 49 891 333
🔹 Swissmed Kosova – Distributor i autorizuar për Kosovë
30/03/2025
Festofshi me zemrat plot e me shumë fat! 🎉🎈
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Tirana, Nr. 42
Pristina
10000
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Swissmed Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.