Angel Studio Academy
ANGEL is a beauty salon and academy based in Prishtina, Kosovo in 2006 by artist Vjosa Metaj.
19/09/2026
PHI BROWS 31 Tetor & 1 Nëntor🪄
Për t’u bërë pjesë e trajnimit “PhiBrows” me Grand Master Vjosa Metaj në Prishtinë, ju mund të kontaktoni në numrin +383-44-485-495 apo të na shkruani në DM. Trajnimi përfshin dy ditë intensive, një set profesional PhiBrows me të gjitha pajisjet e nevojshme për microblading, mbështetje përmes aplikacionit “Craft Master App” dhe çertifikatë ndërkombëtare. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj rekomandohet të rezervoni vendin tuaj sa më shpejt.✨🪽
18/09/2026
Microblading super natyral tek ARIGONA , rezultati final po na pëlqen të dyjave jashtë mase🤩 Juve si po ju duket?✨🪽
16/09/2026
Më 27 Shtator mund të na gjeni në Tiranë për dy nga shërbimet tona më të kërkuara:
✨ Eyeliner Tattoo 💋 Lip Contouring
Rezervo vendin tënd sa më shpejt, sepse terminet janë të limituara. 🤍 DM për rezervime.
Eyeliner Tattoo — zgjohu çdo ditë me sy të theksuar, pa eyeliner çdo mëngjes. ✨ Rezultat i pastër, elegant dhe afatgjatë. 🪄
05/09/2026
Microblading Before/After . Artist Vjosa Metaj 👩🏻🎨🪽
Detaje që bëjnë diferencën. Microblading e realizuar me shumë precizitet për një rezultat sa më natyral 🪄
Një tjetër trajnim i suksesshëm përfundoi… ✨
Dhe një tjetër grup vajzash hodhën hapin drejt një profesioni fitimprurës në industrinë e bukurisë.🤎
PhiBrows nuk është vetëm trajnim, është investim në një karrierë që mund të ndryshojë jetën tuaj.
Nëse dëshiron të mësosh nga afër teknikën profesionale dhe të nisësh rrugëtimin tënd si artiste e vetullave, regjistrimet për grupin e ardhshëm janë të hapura 📩
01/09/2026
Për të gjitha të interesuarat në Tiranë që dëshirojnë të kryejnë tretmanin e Microblading ✨
Më 3 & 4 Shtator do të jem në Tiranë për një numër të limituar terminesh. 🪄
Rezervo terminin tënd sa më shpejt!🪽
31/08/2026
✨ Të dashur klientë,
Nga 1 deri më 13 shtator, Angel Studio do të jetë në pushim vjetor. 🪽
Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj gjatë gjithë sezonit. Do të rikthehemi më 14 shtator, të çlodhur, me më shumë energji dhe gati t’ju presim me shumë dashuri. 🤍
Shihemi së shpejti! ✨
Disa miqësi na lihen si dhuratë. 🤍
Këtë herë, surpriza e Angel Studio kishte një histori shumë personale pas saj.
Shkova ta marr Blerinën në mes të një eventi të madh, në një prej ditëve ku mbi të kishte shumë përgjegjësi dhe pothuajse asnjë minutë për veten.
Ideja ishte e thjeshtë: për disa minuta ta shkëpusja nga puna dhe t’ia kujtoja se edhe gratë që kujdesen për gjithçka dhe për të gjithë, ndonjëherë kanë nevojë që dikush të kujdeset për to.
Por kjo ditë për ne ishte shumë më tepër se kaq.
Sepse Blerinën dhe mua na bashkon një njeri shumë i veçantë: Linda Imami. 🤍
Linda ishte një nga ato gra që nuk kalojnë thjesht në jetën e njerëzve, por lënë gjurmë. E fortë, plot jetë, bujare dhe thellësisht humane. E deshi jetën, i deshi njerëzit dhe kishte atë dhunti të rrallë për të lënë diçka të mirë te secili që e takonte.
Pothuajse një vit më parë, Linda u largua shumë shpejt nga kjo botë.
Dhe u bë engjëll. 🕊️
Ajo ishte shoqja ime e ngushtë.
Ishte shoqja e ngushtë e Blerinës.
Dhe sot, mes gjithë dhimbjes së mungesës së saj, kuptojmë se Linda na la edhe diçka jashtëzakonisht të çmuar:
na la njëra-tjetrën.
Prandaj në këtë video ka të qeshura, ka pak ikje nga rutina, ka brows 😊, ka kujtime… dhe ka shumë Linda mes nesh.
Sepse njerëzit që i duam nuk vazhdojnë të jetojnë vetëm në fotografi apo në kujtimet tona.
Ndonjëherë ata vazhdojnë të jetojnë përmes njerëzve që kanë bashkuar dhe dashurisë që kanë lënë pas.
Për Lindën. Për shpirtin që na bashkoi dhe që vazhdon të jetojë mes nesh. Gjithmonë. 🕊️
- VJOSA METAJ • ANGEL STUDIO
Gati për t’ju dhuruar vetullat që keni ëndërruar gjithë jetës🪽Cakto takimin tuaj tani!✨
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Perandori Justinian
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 20:00 |
| Tuesday | 08:00 - 20:00 |
| Wednesday | 08:00 - 20:00 |
| Thursday | 08:00 - 20:00 |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 18:00 |