Éclat - Aesthetic Clinic
Medical Aesthetic Clinic
Rezultatet më të mira nuk janë gjithmonë ato që shihen menjëherë. 💉
Sculptra është një trajtim që punon ndryshe. Me bazë Poly-L-Lactic Acid (PLLA), ai stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke rikthyer gradualisht mbështetjen, densitetin dhe cilësinë e lëkurës.
Në këtë video, Dr. Njomza shpjegon pse Sculptra nuk jep volum të menjëhershëm, si funksionon biologjikisht për të rigjeneruar lëkurën nga brenda dhe kur mund të prisni rezultatet që zhvillohen natyrshëm me kalimin e kohës.🧬
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Rezultatet më të bukura fillojnë me një plan të ndërtuar posaçërisht për lëkurën tënde. ✨
Për Kidën kemi krijuar një plan të personalizuar trajtimesh, të fokusuar në rigjenerimin, hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Rrugëtimin e nisim me 𝙈𝙊𝙓𝙄 𝘭𝘢𝘴𝘦𝘳 dhe 𝙀𝙈𝘍𝘜𝘚𝘐𝘖𝘕, një kombinim që ndihmon në rifreskimin e lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe një shkëlqim natyral.⚡️
Na ndiqni për të parë çdo hap të këtij rrugëtimi.
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Melasma nuk luftohet me trajtime agresive, por me qasjen e duhur.✨
Një nga gabimet më të shpeshta është të mendosh se trajtimet më intensive japin gjithmonë rezultatet më të mira. Në realitet, melasma është një gjendje kronike që kërkon kontroll të vazhdueshëm, jo zgjidhje të menjëhershme.
Mbrojtja e përditshme nga dielli ☀️, produktet e duhura për përdorim në shtëpi dhe procedurat profesionale të personalizuara janë çelësi për rezultate afatgjata dhe për të minimizuar rikthimin e pigmentimit.
Konsistenca është çelësi i rezultateve afatgjata.🔑
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Vera nuk është arsye për të ndaluar kujdesin ndaj lëkurës. ☀️
Falë teknologjisë së tij fraksionale jo-ablative, 𝙈𝙊𝙓𝙄 𝘭𝘢𝘴𝘦𝘳 përmirëson teksturën, tonin dhe shkëlqimin e lëkurës me kohë minimale rikuperimi. Kur kryhet në mënyrën e duhur dhe shoqërohet me mbrojtje të përditshme nga dielli, mund të realizohet edhe gjatë muajve të verës.
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Plakja e lëkurës nuk ndodh vetëm në një shtresë - prandaj edhe trajtimi nuk duhet të fokusohet vetëm në një teknologji.
✨ Laserët përmirësojnë sipërfaqen e lëkurës.
✨ Biostimulatorët stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit.
✨ Fillerët rikthejnë volumin e humbur.
✨ Pajisjet si Ultherapy PRIME dhe Morpheus8 veprojnë në shtresat e thella për lifting dhe shtrëngim.
Kur këto trajtime kombinohen në mënyrë strategjike, sipas nevojave të secilit pacient, rezultatet janë më harmonike, më natyrale dhe më afatgjata.
Në ÉCLAT nuk trajtojmë vetëm shenjat e plakjes - trajtojmë të gjithë procesin e saj, me një plan të personalizuar për çdo pacient. ✨
Në kujdesin e lëkurës, rezultatet më të mira ndërtohen nga kombinimi i duhur, në kohën e duhur. ✨
Pas një muaji nga trajtimi me 𝘚𝘒𝘐𝘕𝘗𝘌𝘕 , hapi i radhës është 𝙍𝙀𝙅𝙐𝙍𝘼𝙉 𝘏𝘌𝘈𝘓𝘌𝘙 - një trajtim që mbështet rigjenerimin e lëkurës nga brenda, përmirëson teksturën, cilësinë dhe ndihmon në reduktimin e shenjave që mund të lënë aknet.
Nuk trajtojmë vetëm atë që shihet sot. Ne investojmë në një lëkurë më të fortë, më të shëndetshme dhe më rezistente për të ardhmen.
Për informata apo konsultime:
📞049757888
Muskujt e fytyrës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa edhe lëkura. ✨
𝙀𝙈𝘍𝘈𝘊𝘌©️ është trajtimi që stimulon njëkohësisht kontraktimin e muskujve të fytyrës dhe prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar tonusin, konturet dhe cilësinë e lëkurës.⚡️
Një qasje tjetër për të trajtuar shenjat e plakjes aty ku ato fillojnë.🤍
Për informata apo konsultime:
📞049757888
Shkëlqimi i ditës së dasmës nuk fillon me makeup… fillon me lëkurën. ✨
Kur lëkura është e hidratuar, e shëndetshme dhe e përgatitur siç duhet, çdo makeup duket më bukur dhe më natyral.
Në ÉCLAT, përgatitja e lëkurës nuk është vetëm trajtim - është planifikim i kujdesshëm për ta sjellë lëkurën tënde në versionin e saj më të mirë, pikërisht në ditën më të rëndësishme. 🤍
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Jo çdo ndryshim në fytyrë kërkon volum - ndonjëherë ajo që mungon është mbështetja.
Disa fytyra kanë nevojë për lifting, për të rikthyer definicionin dhe për të përforcuar strukturën aty ku me kohën fillon të zbutet.✨
𝙐𝙇𝙏𝙃𝙀𝙍𝘼𝙋𝙔 𝙋𝙍𝙄𝙈𝙀™ punon pikërisht në këtë nivel, duke nxitur rigjenerimin e brendshëm dhe duke ndihmuar lëkurën të rifitojë më shumë tonus, qëndrueshmëri dhe kontur në mënyrë progresive.
Për informata më të detajuara apo konsultime na kontaktoni në:
📞049757888
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Telephone
Website
Address
Rr. Jakov Xoxa
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 10:00 - 18:00 |
| Tuesday | 10:00 - 18:00 |
| Wednesday | 10:00 - 18:00 |
| Thursday | 10:00 - 18:00 |
| Friday | 10:00 - 18:00 |
| Saturday | 10:00 - 18:00 |