Royal Beauty eshte perfaqesuese e vetme per Kosove, e komapanise me prestigjioze Zvicerrane "Royal Nails"
deri në vitin 1995)
- Në vitin 2000 hapet Studio në Basel
- 2001 hapet studio në Zürich
- 2002 zgjerohet dhe rihapet qendra e shkollimit në Bern
- 2003 hapet studio në St. Gallen
- 2005 hapet Studio në Luzern
- Në vitin 2006 / 2007 janë hapë edhe disa Studio në qendra të njohura zvicërrane e poashtu edhe studio me qendër të shkollimit si dhe me Depo në Francë. Mbi 50 bashkëpunëtorë janë Shërbimet e thonjëve dhe seminaret
Shërbimet tona, sikur në Zvicërr poashtu edhe në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë ndahen në këto dy pjesë:
1. Shërbime manikyre
Në shërbime të manykurës bëjnë pjesë të gjitha shërbimet dhe ato vetëm me sistemin GELLË. Ndër këto shërbime dallohen:
- Mbjellja, mbushja, riparimi dhe mirëmbajtja e thonjëve,
- Manikyr – mirëmbajtje e thonjëve natyral dhe pastrim i
thellë i duarve,
- Manikyr kristal – e cila ndihmon thonjët të rritën në mënyre natyrale, të fortë, të shëndoshë dhe me pamje të bukur,
- Dekorime thonjësh me dizajne: manikyr french, deko french, me gurë, perla, lule, me vija ari dhe argjendi, kombinime të llojllojshme, me vathë (piercing), etj.
- Këshillime për produkte të mirëmbajtjes së thonjëve
2. Semianre për modeliste manikyre
Në mënyrë që standardi i lartë i kualitetit të produkteve tona të futet në fushën e lamisë shkollore, ROYAL NAILS ka përgaditur për Ju një program të veqantë të shkollimit Tuaj. Koncepti i jonë i shkollimit bazohet në përvojen e çmuar shumëvjeqare të kompanisë ROYAL NAILS, të cilën ne në shkollimin e orientuar dhe drejtuar në praktikë, me dëshirë e përcjellim më tutje. Në studion tonë eksluzive dhe me paisje moderne, ne ofrojmë këto seminare:
Seminarin bazë intenziv (një ditor), me këtë program të aftësimit:
Prezentimi i sistemit dhe i produkteve ROYAL NAILS, anatomia dhe vetitë e thonjëve, sëmundjet dhe higjiena, zgjatja (mbjellja) e thonjëve, përpunimi i tyre, kujdesi dhe mirëmbajtja e thonjëve, menjanimi i gabimeve gjatë punës, heqja e thonjëve, etj. Seminarin kualifikues (5 orë), me këtë program të aftësimit:
Mbushja e modelimeve të thonjëve, mënyrat e ndryshme të reparimit, zavëndsimi i pjesëve të dëmtuara, kujdesi dhe mirëmbajtja e thonjëve, etj. Seminarin permanent – French manikyrës (5 orë), me këtë program të aftësimit:
Përgatitja për manikyr French, vendosja, mbyllja dhe mbushja e manikyrës French, kujdesi dhe mirëmbajtja, etj. Seminarin e dekorimeve të thonjëve (5 orë), me këtë program të aftësimit:
Lyerja perfekte me llak, dekorimet me llak shkëlqyes, folie, gurëz, vija, fletë toptha, rruza, lule dhe motive të ndryshme dekoruese, mbyllja e dekorimeve, vendosja e vathëve (piercing), kujdesi dhe mirëmbajtja, etj. Sejcili seminar mund të përsëritet sipas dëshirës dhe nevojës me qëllim që të sigurojmë sukses sa më të lartë. Pas përfundimit të sukseshëm të sejcilit seminar, dorëzohet certifikata për seminarin përkatës dhe fitohet e drejta për furnizim me mallë ROYAL NAILS. Organizimi i punës
Sistemi i punës së kompanisë ROYAL NAILS ka treguar një suskes shumë të mirë. Menagjimi i mirë, sistemi i punës, propaganda dhe fushata e marketingut, produktet e kualitetit të lartë, shëbimi nga stafi profesional, paisja moderne e studiove me një atmosferë të këndshme ka treguar një efikasitet për një rritje të shpejtë dhe afatgjatë në gjithë Evropën perendimore e poashtu edhe në Kosovë. Sikur që është cekur më lartë, ROYAL NAILS përpos që shërben me trajtime të thonjëve klientëve të vetë, ajo ofron edhe seminare për aftësim të modelisteve të manikyrës. Të gjithë ata që dëshirojnë të mirren me këtë profesion, mund të aftësohen dhe pastaj edhe të furnizohen me produkte ROYAL NAILS. Këtu tentohet të arrihet një partneritet dhe njëherit edhe një afirmim më i shpejtë në të gjitha pjesët e vendit, e jo vetëm në vetë studiot ROYAL NAILS. Kjo metodë e bashkëpunimit ka pas një sukses të veqantë që nga formimi i firmës. Vetëm në Zvicërr 150 – 200 persona në muaj vizitojnë seminaret ROYAL NAILS, gjë që ka ndikuar shumë në afirmim të saj. Poashtu duhet përmendur që për të gjitha studiot ROYAL NAILS janë të zgjedhura me kujdes të veqantë lokacionet nëpër qendrat më të mirënjohura. Ato janë të furnizuara me infrastruktur, mobilie dhe mjete më moderne të punës. Gjithë sistemi i punës është gjithnjë i kyqur në mediat elektronike dhe ka një lidhje me databazën e klientëve, termineve dhe statistikave të ndryshme
Kjo bën që ROYAL BEAUTY i hapur në Prishtinë në vitin 2005 ka një partner shumë të fortë që përkrah atë te një sukses i madh. Gjatë këtyre 9 viteve ROYAL BEAUTY arriti të ketë mbi 2458 klientë në databazë dhe çdo muaj qindra prej tyre konsumojnë dhe janë të kënaqura si me produkte, poashtu me shërbime profesionale. Edhe vizita e semianreve është rritur dhe shtohet gjithnjë e më shumë. ROYAL BEAUTY tani është një emër i njohur dhe i besushëm në Kosovë e diasporë. Në këtë sukses ka kontribuar dukshëm përmbajtja e saktë e sistemit të propagandimit të Firmës bazë ROYAL NAILS. Sistemi me kupona si dhe fushata e gjërë e marketingut në tërë Kosovën, përmes Radiove, rrekllama permanente në revista, shpalljeve në gazeta, sistemi i fletushkave nëpër qendra të njohura e poashtu edhe nëpër rrugë në gjitha qendrat kosovare, pjesmarrja në programe të ndryshme në radio dhe emisione të ndryshme televizive, përmes sponsorizmit si dhe veprimtari tjera propagandistike në gjitha lamitë tjera kanë ndihmuar dukshëm afirmimin e firmës ROYAL BEAUTY. Poashtu prezenca e përhershme në media elektronike me dizajn modern ku seminaristet mund të porosisin mallin e nevoshëm për aktivitete të tyre, përbëjnë një kompleks të prefeksionuar. Në ROYAL BEAUTY tani janë të punësuar 2 bashkëpunëtore dhe numri i tyre pritet që të rritet së shpejti pasi që parashikohen të hapen edhe studio të reja në Kosovë e edhe më gjërë. Adresa ku ne veprojmë me Studion tonë moderne është:
Sheshi “Nëna Terezë” - Prishtinë në afërsi të foto Neshës dhe dyqanit të këpucëve “Guliver”
Mob.044 670 777
049/ 670 777