Epiest
Mr. Ph. Dorarta Shipkovica Çollaku
Aesthetician/Trainer
Face & Body Treatments · Advanced Technology
Aesthetic trainings(1–3 days)
DM for appointments
15/09/2026
EPIEST
Oferta vlen deri më 30.09.2026
✨ OFERTA E LASERIT/ trupi– 5 SEANCA ✨
Filloni ciklin tuaj të epilimit me laser me një plan të përshtatur sipas zonës dhe karakteristikave të qimes.
❄️ Sistem ftohës për më shumë komfort gjatë trajtimit
✨ Teknologji me 3 gjatësi valore
✔️ Parametra të personalizuar sipas lëkurës dhe qimes
✔️ Seanca të planifikuara sipas ciklit të rritjes së qimeve
Nga 450€ → vetëm 249€ / 5 seanca 🤎
📍 Prizren
📩 Na shkruani për rezervim dhe informacion.
EPIEST
✨ Sa seanca laser duhen realisht?
Nuk ka një numër të njëjtë për të gjithë. Rezultati dhe numri i seancave varen nga zona e trajtuar, ngjyra dhe trashësia e qimes, cikli i rritjes, faktorët hormonalë dhe reagimi individual.
Laseri vepron më mirë te qimet në fazën aktive të rritjes (anagjene). Meqë jo të gjitha qimet janë në këtë fazë njëkohësisht, trajtimi realizohet në disa seanca, me intervale të përshtatura. ✨
🤎 Çdo lëkurë dhe çdo qime kërkon plan individual.
📩 Na shkruaj për konsultë dhe më shumë informacion.
10/09/2026
EPIEST
Pse rekomandohet rruajtja para laserit?
Laseri synon melaninën në qime, ndërsa energjia përcillet drejt folikulit.
✓ Rruajtja shkurton qimen mbi sipërfaqen e lëkurës, pa e hequr nga rrënja.
✕ Dylli dhe epilatori e tërheqin qimen nga rrënja, ndaj mund të ulin efektivitetin e seancës derisa qimet të rriten përsëri.
Prandaj, gjatë ciklit të epilimit me laser, zakonisht rekomandohet rruajtja dhe shmangia e metodave që e heqin qimen nga rrënja.
Për më shumë info rreth laserit 📩
08/09/2026
EPIEST
🍂 Pse vjeshta është një periudhë e mirë për të filluar epilimin me laser?
Gjatë muajve me më pak ekspozim në diell, zakonisht është më e lehtë të respektohen udhëzimet para dhe pas seancave. ☀️
Duke filluar në këtë periudhë, ke kohë që seancat të realizohen gradualisht, sipas ciklit të rritjes së qimeve.
✨ Numri i seancave dhe rezultatet ndryshojnë sipas zonës, karakteristikave të qimes, fototipit dhe faktorëve individualë.
📩 Për të kuptuar nëse laseri është i përshtatshëm për ty, na shkruaj në DM.
EPIEST
✨ Pastrimi i thellë
Mund të jetë i përshtatshëm për:
• lëkurë të yndyrshme dhe me sebum të tepërt
• pore të bllokuara dhe komedone
• teksturë jo të njëtrajtshme nga grumbullimi sipërfaqësor
• persona që kanë nevojë për ekstraksion profesional
Duhet kujdes ose shtyrë kur ka:
• rosacea/couperose dhe ndjeshmëri të theksuar
• skuqje ose irritim aktiv
• lezione akneike shumë të inflamuara
• barrierë të dëmtuar të lëkurës
• plagë, infeksion ose procedurë të fundit që kërkon rikuperim
💡 Jo çdo pastrim duhet të përfshijë avull dhe ekstraksion intensiv. Protokolli përshtatet sipas gjendjes së lëkurës.
🤎 Në EPIEST, fillojmë me vlerësimin e lëkurës dhe zgjedhim trajtimin sipas nevojës.
28/08/2026
EPIEST
☀️ SPF nuk është e gjithë historia te melasma.
Te melasma, fotoproteksioni nuk lidhet vetëm me numrin SPF. Drita e dukshme mund të kontribuojë në pigmentim, veçanërisht te fototipet më të errëta.
Për këtë arsye, fotoprotektorët me ngjyrë që përmbajnë pigmente si oksidet e hekurit mund të ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj dritës së dukshme. 🤎
Pra, rëndësi ka mbrojtja me spektër të gjerë + formula e përshtatshme + aplikimi i rregullt çdo ditë.
26/08/2026
EPIEST
PORE TË BLLOKUARA? ✨
Pastrimi vetëm nuk mjafton.
Sebumi i tepërt, grumbullimi i qelizave të vdekura dhe produktet që nuk i përshtaten lëkurës mund të favorizojnë krijimin e komedoneve.
Ekstraksioni mund të pastrojë atë që është formuar, por për rezultate më të qëndrueshme nevojitet një qasje e kombinuar: rutinë e përshtatur + kujdes profesional sipas nevojës. 🤎
Në EPIEST, trajtimi zgjidhet sipas gjendjes dhe nevojave të lëkurës.
EPIEST
✨ HYDRAFACIAL – OFERTË SPECIALE ✨
Lëkura jote meriton më shumë se një pastrim të zakonshëm. 🤍
Hydrafacial ndihmon në pastrimin e thellë, hidratimin dhe rifreskimin e pamjes së lëkurës, duke i dhënë një glow të menjëhershëm. ✨
🤎 Nga 60€ → vetëm 40€
🎁 + Analiza 4D e lëkurës FALAS
Me analizën 4D vlerësojmë më mirë nevojat e lëkurës për një kujdes sa më të personalizuar.
📩 Rezervo termin me mesazh privat.
25/08/2026
EPIEST
MELASMA PO PËRKEQËSOHET? 🤎
Ndonjëherë nuk është trajtimi që mungon — por disa zakone të përditshme që vazhdojnë ta stimulojnë pigmentimin.
☀️ Ekspozimi në diell pa mbrojtje të rregullt
🔥 Nxehtësia e tepërt
🧴 Produkte irrituese ose trajtime shumë agresive
💡 Ekspozimi i përsëritur ndaj dritës së dukshme
🧬 Faktorët hormonalë
Melasma kërkon qasje të personalizuar, mbrojtje të vazhdueshme dhe durim. Trajtimi i tepërt ose i papërshtatshëm mund ta irritojë lëkurën dhe ta bëjë pigmentimin më të dukshëm.
✨ Ruaje këtë postim dhe konsultohu me profesionistin për një plan të përshtatur për lëkurën tënde.
24/08/2026
EPIEST
Çfarë ndodh kur pastrimi i fytyrës neglizhohet? 👀
Gjatë ditës në sipërfaqen e lëkurës grumbullohen sebum, djersë, SPF, makeup dhe papastërti. Kur këto nuk largohen siç duhet, mund të favorizohet bllokimi i poreve, komedonet dhe imperfeksionet, sidomos te lëkurat me tendencë akneike.
Por kujdes: pastrim më agresiv nuk do të thotë lëkurë më e pastër. 🤍
Qëllimi është pastrimi i butë dhe i përshtatur me tipin e lëkurës, duke respektuar barrierën e saj.
✨ Lëkura e shëndetshme fillon me një rutinë të përshtatshme.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Contact the business
Website
Address
Iljaz Kuka 4
Prizren