Xhamija Mulla Fetahi I Kllodernicë
Xhamia e Mulla Fatahut ka kaluar nëpër restaurime të ndryshme për të ruajtur strukturën dhe funksionalitetin e saj.
Ajo vazhdon të jetë një vend i rëndësishëm për adhurim dhe mbledhje ne Kllodernicë
23/09/2026
Të nderuar bashkëfshatarë dhe donatorë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se punimet për realizimin e Projektit UÇK në Kllodernicë kanë filluar dhe aktualisht jemi në fazat e para të ndërtimit.
Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për të gjithë donatorët, bashkëfshatarët dhe mbështetësit që kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë qenë pjesë e këtij projekti.
Do t’ju mbajmë të informuar për ecurinë dhe zhvillimin e punimeve në vazhdim.
Faleminderit nga zemra për kontributin, përkrahjen dhe besimin tuaj!
Me respekt,
Këshilli Organizativ i Projektit UÇK Kllodernicë
16/09/2026
Sot një gjykatë e dha fjalën e saj. Por nuk e dha fjalën e fundit të historisë.
Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet në sallat e gjykatave. Ajo është shkruar shumë më herët, në burgje e në dëbime, në xhami, shkolla e shtëpi të djegura, në varre, në sakrificën e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet.
Andaj gykata mund të shkruajë një aktgjykim për ushtarët e lirisë. Por nuk mund ta rishkruajë kujtesën e një populli.
Jo në emrin tim!
E huazuar.
11/09/2026
Me thirrjen e Hoxhës sonë Tafil Idrizi , ftojmë të gjithë xhematin që më 12.09.2026 të bashkohemi dhe të marshojmë së bashku, në shenjë respekti, solidariteti dhe përkrahjeje për çlirimtarët tanë.
Ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë nuk duhet të ndihen kurrë të harruar. Prania jonë është një dëshmi se xhemati dhe populli nuk i harron bijtë e tij.
Lusim Allahun e Madhëruar që t'ua lehtësojë sprovën heronjve tanë, t'u japë forcë e durim dhe që sa më shpejt t'i shohim të lirë, pranë familjeve të tyre dhe në vendlindjen e tyre.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë, pjesët e së cilës e forcojnë njëra-tjetrën.”
(Buhariu dhe Muslimi)
Le të jemi bashkë, me paqë, dinjitet dhe respekt, në përkrahje të atyre që dhanë gjithçka për lirinë.
Më 12.09.2026 – të gjithë bashkë në përkrahje të çlirimtarëve tanë! 🇽🇰🤲
Me respekt keshilli xhamis Alban Fazliu
04/09/2026
THIRRJE PËR KONTRIBUT – SHKRONJAT E ARTA TË LIRISË 🇽🇰
Të dashur bashkëfshatarë, vëllezër e motra, dhe ju mërgimtarë kudo që ndodheni,
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se mbledhja e mjeteve për realizimin e projektit “Shkronjat e Arta – Shkronjat e Lirisë” ka arritur në 80% të shumës së nevojshme. 🤲
Kjo është një dëshmi e qartë se kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët, mund të arrijmë shumë. Këto shkronja nuk janë thjesht gurë e shkronja në një kodër. Ato simbolizojnë lirinë, sakrificën dhe kontributin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e vendit tonë. 🇽🇰
Sot na kanë mbetur edhe vetëm 20% për ta përmbyllur shumën totale dhe për të mundësuar që të fillojmë punimet.
Prandaj, në emër të imamit dhe të Këshillit të Xhamisë, ju bëjmë thirrje të gjithë juve, bashkëfshatarë dhe mërgimtarë, që të kontribuoni sipas mundësive tuaja. Çdo kontribut, i madh apo i vogël, është i vlefshëm dhe na afron edhe më shumë drejt përfundimit të këtij projekti.
🤲 Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani dhe i begatoftë pasuritë e tyre.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush nuk falënderon njerëzit, nuk e ka falënderuar Allahun.”
(Tirmidhi)
Le ta dëshmojmë edhe një herë se bashkimi dhe solidariteti ynë nuk mungojnë kur bëhet fjalë për një vepër që do t'u mbetet brezave.
🇽🇰 80% U ARRITËN – EDHE 20% NA NDAN NGA FILLIMI I PUNIMEVE! 🇽🇰
Bashkë e përfundojmë! 🤝
Për lirinë, për sakrificën dhe për kujtesën që duhet t'ua lëmë brezave.
Me respekt,
Këshilli i Xhamisë Alban Fazliu
🤲 Edhe një herë ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë projekt të rëndësishëm, që të na bashkohen me kontributin e tyre.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ju lutemi të kontaktoni me Adriatik Hoxhaj , i cili do t’ju japë të gjitha informatat e nevojshme rreth kontributit.
Çdo kontribut ka vlerë. Së bashku ta përmbyllim edhe 20%-shin e mbetur dhe t’i fillojmë punimet me 15.09.2026
🇽🇰🤲
04/09/2026
Xhamia Shaban Jashari organizon tribunë fetare në Skenderaj jeni të mirëseardhun!
02/09/2026
Urimi i kryetarit të Kbi-së, Ibrahim ef. Hoti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor!
02/09/2026
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Martiret E Klladernicës
Skenderaj
FSHATIKLLADERNICË
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Xhamija Mulla Fetahi I Kllodernicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.